☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $85,253 ▲ +0.73% ETH $2,701 ▲ +0.67% XRP $1.5003 ▲ +1.1% SOL $121.2700 ▲ +1.55%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
roze

Kendall Jenner dhe Jacob Elordi: A është kjo romanca e re e showbiz-it?

Kendall Jenner dhe Jacob Elordi kanë nxitur thashetheme për një romancë mes tyre, pasi janë parë së bashku në Hawaii.

Modelja 30-vjeçare dhe aktori i serialit Euphoria u fotografuan teksa po merrnin mëngjes herët në një lokal në ishullin Kaua’i, në Hawaii.

Në disa foto të publikuara, Jenner shihej e veshur thjesht me tuta të zeza, bluzë gri, kapelë dhe syze dielli, ndërsa Elordi mbante një këmishë gri dhe xhinse të hapura. Ai u pa gjithashtu duke qëndruar pranë një makine në ambientet e lokalit.

Sipas një artikulli të Page Six, është raportuar se fansat që i takuan në ishull i kanë përshkruar si “shumë të ëmbël me njëri-tjetrin”.

Gjatë qëndrimit në ishull, ata janë parë duke pirë kafe, duke vizituar një dyqan vere dhe duke qëndruar në resortin North Shore Preserve.

Burime pranë çiftit kanë deklaruar se zërat për lidhje kanë nisur që në muajin prill, kur u raportua se Jenner dhe Elordi ishin parë duke u puthur dhe duke qëndruar shumë afër në një festë pas Coachella-s të organizuar nga Justin Bieber.

Sipas raportimeve të tjera, dyshja mund të ketë nisur lidhjen që në muajin shkurt, ndërsa thuhet se ishte Kylie Jenner ajo që i ka prezantuar me njëri-tjetrin.

Një burim tjetër ka thënë se Kendall fillimisht ka qenë pak e rezervuar për shkak të miqësisë së gjatë që kishte me Elordi-n, por marrëdhënia e tyre është ndryshuar kohët e fundit.

Kendall Jenner është e njohur fillimisht nga reality show Keeping Up with the Kardashians. Ajo u bë një nga modelet më të kërkuara në industrinë e modës, duke punuar me marka të mëdha ndërkombëtare. Kendall Jenner më parë ka qenë në lidhje me këngëtarin Bad Bunny, me basketbollistin Devin Booker dhe më herët me këngëtarin Harry Styles.

Nga ana tjetër, aktori australian, Jacob Elordi i njohur gjerësisht për rolin e tij në serialin “Euphoria” dhe filmin “The Kissing Booth”. Ai është bërë një nga aktorët e rinj më të njohur në Hollywood.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.