KENTERA: ANËTARËSIMI NË BE DUHET TË JETË PRIORITET SHTETËROR
Foto: RTCG
Kryetari i Aleancës Atlantike të Malit të Zi, Savo Kentera, deklaroi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian duhet të jetë prioritet shtetëror, mbi konfliktet e përditshme politike, dhe jo projekt i një qeverie apo partie.
Duke folur në hapjen e Forumit të 16-të 2BS në Budva, ai theksoi se Mali i Zi, pas anëtarësimit në NATO, duhet të përmbyllë objektivin e tij të dytë strategjik, integrimin në BE.
Kentera paralajmëroi se Evropa po përballet me sfida serioze të sigurisë, përfshirë sulmet kibernetike, sabotazhet, dezinformimin dhe ndërhyrjet politike, duke nënvizuar nevojën për unitet dhe vendosmëri.
Ai theksoi se anëtarësimi i Malit të Zi në BE është i rëndësishëm jo vetëm për vendin, por edhe për stabilitetin e gjithë Ballkanit Perëndimor, ndërsa bëri thirrje për vazhdimin e reformave, forcimin e institucioneve dhe sundimin e ligjit.
Sipas tij, edhe Bashkimi Evropian duhet të dëshmojë se procesi i zgjerimit ofron një perspektivë të besueshme për vendet që përmbushin detyrimet.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.