SAMITI BE–BALLKANI PERËNDIMOR MË 25 NËNTOR
Foto: Politika
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian (BE) dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Bruksel më 25 nëntor, bëhet e ditur nga Këshilli Evropian.
Samiti, siç është njoftuar, do të theksojë rëndësinë strategjike të marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. Anëtarësimi i vendeve të rajonit është prioriteti ynë, ambicia jonë e përbashkët dhe një investim kyç gjeopolitik në këto kohë të trazuara. BE-ja është dhe do të mbetet partneri më i besueshëm i rajonit”, deklaroi presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Samiti do të jetë një mundësi për të riafirmuar përkushtimin e BE-së ndaj perspektivës së anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe për t’i nxitur partnerët që të përshpejtojnë reformat vendimtare dhe të përmbushin detyrimet e nevojshme për përparimin e tyre drejt BE-së.
“Udhëheqësit do të vlerësojnë gjithashtu përparimin në integrimin gradual të Ballkanit Perëndimor në BE, veçanërisht përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, dhe do të diskutojnë mënyrat për ta përmirësuar më tej atë. Në fund, ata do të shqyrtojnë sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për të forcuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë përballë një peizazhi gjithnjë e më kompleks gjeopolitik”, thuhet në njoftim.
Samitet e rregullta BE–Ballkani Perëndimor organizohen që nga viti 2018. Samiti i fundit i udhëheqësve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor u mbajt në Tivat në qershor të vitit 2026.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.