☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,627 ▼0.47%
DOW 52,267 ▼1.14%
NASDAQ 25,975 ▼0.13%
NAFTA 103.16 ▲3.71%
ARI 4,014 ▼1.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,514 ▲ +0.35% ETH $2,405 ▲ +1.15% XRP $1.3108 ▲ +0.45% SOL $104.2400 ▲ +0.59%
S&P 500 7,627 ▼0.47 % DOW 52,267 ▼1.14 % NASDAQ 25,975 ▼0.13 % NAFTA 103.16 ▲3.71 % ARI 4,014 ▼1.15 % S&P 500 7,627 ▼0.47 % DOW 52,267 ▼1.14 % NASDAQ 25,975 ▼0.13 % NAFTA 103.16 ▲3.71 % ARI 4,014 ▼1.15 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
23 Tet 2026
Breaking
Konflikti SHBA - Iran

Reuters: Irani ka hartuar plane të detajuara për të goditur kabllot nënujore të Gjirit nëse lufta rifillon

Dy zyrtarë të lartë iranianë të sigurisë i thanë Reuters-it se Teherani ka plane të detajuara për të goditur kabllot nënujore të komunikimit në Gjiri nëse SHBA-ja dhe Izraeli sulmojnë sërish — dhe synon të pengojë riparimet, për të zgjatur ndërprerjet.

Irani ka hartuar plane të detajuara për të goditur kabllot nënujore të komunikimit në Gjirin Persik, nëse Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli e sulmojnë sërish, i thanë Reuters-it dy zyrtarë të lartë iranianë të sigurisë. Deklaratat vijnë pas paralajmërimeve të ditëve të fundit nga zyrtarë iranianë se kabllot nënujore në rajon mund të bëhen objektiv në çdo konflikt të ripërtërirë, nëse diplomacia me Uashingtonin dështon.

Njëri nga zyrtarët, që foli në kushte anonimiteti, tha se Irani do të synonte edhe të pengonte riparimet pas sulmeve, për të zgjatur ndërprerjet e komunikimeve, përfshirë lidhjet e internetit. “Nëse Irani sulmohet, nuk do të ketë më vija të kuqe… nga kabllot nënujore te bazat ushtarake, përfshirë ato të fshehta”, tha zyrtari, duke e paralajmëruar Uashingtonin “të mos luajë me zjarrin” dhe duke shtuar se Irani ka qasje të plotë te kabllot nënujore dhe mund t’i shkatërrojë lehtësisht.

Paralajmërimi i ri vjen pas deklaratës të mërkurën të Yadollah Javani-t, zëvendësshef i çështjeve politike të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), se Irani mund të godasë shtatë kabllo kryesore të internetit nën Ngushticën e Hormuzit, nëse sulmohet infrastruktura iraniane. Më herët këtë muaj, zyrtari i lartë i sigurisë Mohsen Rezaei kishte paralajmëruar se infrastruktura digjitale e lidhur me SHBA-në në Gjiri, përfshirë qendrat e të dhënave dhe objektet e inteligjencës artificiale, mund të goditej në një konflikt të ri.

Zyrtari i dytë tha se aleatët e Uashingtonit në Gjiri, që kanë investuar shumë në këtë infrastrukturë, “duhet të mbajnë përgjegjës Uashingtonin, jo Teheranin, për çdo dëm ndaj kabllove nënujore”. Departamenti i Shtetit i SHBA-së dhe Ministria e Jashtme e Iranit nuk iu përgjigjën kërkesave të Reuters-it për koment, ndërsa shtetet e Gjirit nuk dhanë ndonjë koment të menjëhershëm.

Sipas Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit, kabllot nënujore bartin rreth 99 për qind të trafikut global të internetit, por ndikimi i sulmeve iraniane mund të jetë i kufizuar: më pak se 1 për qind e gjerësisë ndërkombëtare të brezit kalon përmes Ngushticës së Hormuzit, thotë Alan Mauldin, drejtor kërkimesh në firmën TeleGeography. Sipas tij, Deti i Kuq mund të jetë një objektiv më domethënës se Hormuzi, sidomos nëse Irani do të kishte mbështetjen e aleatëve të tij Huthi në Jemen; Deti i Kuq bart rreth 3 për qind të kërkesës globale ndërkombëtare për të dhëna dhe rreth 10 për qind të trafikut që udhëton mes rajoneve.

Alex Vatanka, drejtor i programit për Iranin në Middle East Institute në Uashington, tha se kërcënimet e tilla synojnë të pengojnë një konflikt të ripërtërirë dhe t’i bëjnë presion Uashingtonit, duke bërë që qeveritë e Gjirit dhe drejtuesit e kompanive amerikane të frikësohen për investimet e tyre. Në mars, sulmet iraniane goditën drejtpërdrejt dy objekte të Amazon Web Services në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe dëmtuan infrastrukturën pranë një objekti të saj në Bahrein.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.