🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 21 July 2026
S&P 500 7,509 ▲0.89%
DOW 52,225 ▲0.74%
NASDAQ 25,837 ▲1.29%
NAFTA 84.49 ▲2.44%
ARI 4,086 ▲1.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
₿ CRYPTO
BTC $66,414 ▲ +1.73% ETH $1,924 ▲ +1.18% XRP $1.1503 ▲ +3.26% SOL $77.9300 ▲ +0.09%
S&P 500 7,509 ▲0.89 % DOW 52,225 ▲0.74 % NASDAQ 25,837 ▲1.29 % NAFTA 84.49 ▲2.44 % ARI 4,086 ▲1.75 % S&P 500 7,509 ▲0.89 % DOW 52,225 ▲0.74 % NASDAQ 25,837 ▲1.29 % NAFTA 84.49 ▲2.44 % ARI 4,086 ▲1.75 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
21 Jul 2026
Breaking
Opinion

Keqkuptimi i madh i politikës shqiptare

Nga Fatmir R. Gjata

Një nga keqkuptimet më të mëdha që ka zënë rrënjë në kulturën politike shqiptare është ideja se opozita ekziston vetëm për të rrëzuar qeverinë. Sikur ky të ishte misioni i saj i vetëm. Sikur suksesi i një opozite të matej me numrin e protestave, me tensionin e krijuar në rrugë apo me përpjekjet për të paralizuar institucionet.

Ky është një koncept thellësisht i gabuar.

Winston Churchill e përkufizonte demokracinë si sistem plot me difekte por s’kemi gjë më mirë. Pikërisht sepse demokracia mbështetet mbi rregulla dhe institucione, opozita nuk është një forcë revolucionare. Ajo është një alternativë qeverisëse. Misioni i saj nuk është të shembë sistemin, por të bindë qytetarët se është në gjendje të qeverisë më mirë.

Revolucionet kanë kuptim vetëm kur një popull nuk ka më asnjë instrument demokratik për të ndryshuar pushtetin dhe revolucioni i flamingove nuk e ndryshon këtë përcaktim. Në Shqipëri ekziston vota. Ajo është forca më e madhe politike dhe i vetmi mekanizëm legjitim për të ndryshuar qeverisjen. Çdo përpjekje për ta zëvendësuar atë me retorikën e përmbysjes nuk prodhon demokraci më të fortë, por më shumë pasiguri.

Fatkeqësisht, politika shqiptare prej vitesh nuk zhvillohet më mbi përplasjen e ideve, por mbi përplasjen e njerëzve. Programet janë zëvendësuar nga sloganet, argumenti nga sharja dhe alternativa nga demonizimi i kundërshtarit. Në një klimë të tillë, fitues nuk del askush. Humbësi i vetëm është qytetari.

Një opozitë serioze edhe ajo virtuale apo në krijim, nuk matet nga aftësia për të mbushur sheshet, por nga aftësia për të ndërtuar një model ekonomik më të mirë, për të propozuar reforma të besueshme, për të krijuar vende pune, për të zhvilluar prodhimin dhe për të garantuar një shpërndarje më të drejtë të pasurisë. Kjo është alternativa që pret shoqëria shqiptare.

Ngjarjet e fundit treguan qartë kufijtë e politikës së revolucionit sepse në fund të fundit duam apo s’duam kjo ishte një përpjekje e dëshpëruar opozitare, pavarësisht se nuk ishte opozita klasike në shesh dhe s’dua të mendoj që rrënjët e saj ishin diku tjetër (Andreotti thosh; A pensare male e peccato ma qualche volta si indovina; Të mendosh keq është mëkat, por ndonjëherë ke të drejtë). Ajo që nisi me entuziazëm përfundoi në zhgënjim. Populli e ka përmbledhur prej shekujsh me një shprehje të urtë: “U mbars mali dhe polli një mi.” Kur mungon vizioni, edhe mobilizimi më spektakolar përfundon pa lënë gjurmë.

Edhe njerëz me peshë intelektuale, e kanë të vështirë ta konsiderojnë një zhvillim të tillë si sukses. Në fund nuk mbeti as program, as projekt dhe as ide e re. Mbeti vetëm zhurma. Në vënd të “Liberte, Egalite, Fraternite” patëm Të hamë, të pimë, të ..imë”

Po aq i pasuksesshëm rezultoi edhe përdorimi i vazhdueshëm i termave si “komunizëm”, “përmbysje e sistemit” apo “shitja e vendit”. Këto nuk bindën as qytetarët dhe as partnerët perëndimorë. Përkundrazi, krijuan përshtypjen e një lëvizjeje pa drejtim politik dhe pa një projekt të qartë për të ardhmen. Të vetmet dëme që bëjnë këto slogane janë që natyra e komunizmit të shihet më e butë nga ajo që në të vërtetë ish, më e egra në botë duke e bërë më të pranueshme për brezat që vijnë e nuk e kanë njohur në të vërtetë.

Atëherë lind pyetja e natyrshme: nëse vendi nuk u shit, kush u shit dhe kush u ble? Kur akuzat nuk shoqërohen me prova, ato humbasin çdo peshë politike dhe shndërrohen në propagandë.

Në këtë episod, Shqipëria pati fatin të kishte institucione që ruajtën stabilitetin. Historia jonë është plot me raste kur aventurat politike kanë ndryshuar rrjedhën e zhvillimit kombëtar dhe kanë prodhuar pasoja që janë paguar për dekada. Pikërisht për këtë arsye, stabiliteti nuk duhet parë si armik i demokracisë, por si kushti që e mban atë gjallë.

Shqipërisë nuk i duhet një opozitë që premton revolucion çdo javë. I duhet një opozitë që prodhon ide, frymëzon besim dhe ofron zgjidhje. Demokracia nuk fitohet duke rrëzuar kundërshtarin me forcë, por duke bindur qytetarët me alternativë.

Kjo është sfida e vërtetë e politikës shqiptare. Gjithçka tjetër është vetëm zhurmë e padobishme dhe që trëmb edhe flamingot në habitatin e tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.