Kronika

Kërcënimet e Habilajve për policinë: Po na ndodhi gjë, 20 vetë, minimumi, janë të vdekur!

Në përgjimet italiane që janë vendosur në dispozicion te medias, është mësuar se në një prej bisedave të gjata të regjistruara dhe të transkriptuara dy vite më parë, Moisi Habilaj shprehej jo vetëm që kishte në dorë “pultin” e radarëve në Durrës, por madje ai fliste edhe për ekzekutime personash që mund t`u prishin rrugën.

Përgjimet në peshkarexhën “Fatima”

Habilaj: Tani në fillim furnizohemi me naftë

G: Po

Habilaj: Fillojmë me bidonat

G: Po

Habilaj: përse nuk keni bidonë në anije?

G: Epo mirë.

Habilaj: Epo mirë? Po pastaj do t`i lësh të ngjiten në anije?

R: Ku duhet të ngjitemi? (Habilaj qesh)

R: Duhet të nxitojmë, duhet të ikim vëlla, duhet të ikim.

Habilaj: Po vëlla, ne duhet t`i bëjmë gjërat siç duhen bërë.

R: Dëgjo një gjë

Habilaj: Më thuaj

R: Policia, kjo këtu …..është në det tani?

Habilaj: Këta tanët? Janë në det, rri i qetë

R: Duhet t`i informosh kur të dal në det…

Habilaj: Rri i qetë, këtu jeni si në shtëpi

Habilaj: Policët janë tanët këtu

M: E pe furgonin e policisë që kaloi?… pak më parë?

R: Ah.. ai me drita të bardha… vërtet?

M: Po… iku andej apo këtej?

R: Andej… ai që të thashë unë…është makina … ai ishte i yni?

M: Si?

R: Ishte i yni?

M: Janë të gjithë tanët këtu! Po mund të dalë ndonjë by… nuk dihet!

M: Se nuk e dinë të gjithë këtë… prandaj të them se… duhet të rrimë 2 orë të ngarkuar me mutin sipër… 5 minuta “pam pam” dhe ike… këtu jam unë… jemi 6 vetë… 7 vetë…jemi ne 4 vëllezër… jemi sonte këtu… djali që ishte këtu doli tani nga “Piazza Lanza” (i referohet Sabaudin Çelajt)… nga një muaj ka dalë… ka dalë nga arresti i shtëpisë… shkova dhe e mora… dhe e solla këtu… dhe dy nipat e mi … nuk ka njerëz të tjerë këtu… nëse na ndodh ndonjë gjë e tillë 20 vetë minumumi janë të vdekur… minimumi (qesh).

M: Një mik na ndihmon në radarët e Durrësit. Ai më telefonoi se është te salla… si thuhet? (kërkon fjalën në italisht)… salla është në portin tjetër të kryeqytetit… ku janë… dhe më sheh çdo gjë… edhe … peshqit sheh që aty… sepse është mik me një mikun tonë “po qysh?”… sepse e pyeti “ç’është kjo anije?” dhe ai u përgjigj “çfarë anije”… “pse është futur një milje në ujërat greke”

G: Çfarë i kishte thënë?

M: “Pse kjo anije… kjo peshkarexhë… është futur një milje… në ujërat territoriale greke”… nuk e di çfarë gënjeshtre i ka thënë… ku dreqin ta di…

M: Tani që do të ikësh… duhet të largohesh 2 milje që këtu… nga toka… dhe pastaj duhet të marrësh gjithnjë 2 milje nga toka… gjithnjë drejt… derisa të zhduken dritat tona… sepse tani më mori polici që më tha… mos u afro në ujërat greke

R: atëherë unë… më ndiq… unë po dal këtej.

M: Merr djathtas.

R: Po iki kështu.

M: Po.

R: Dhe të gjithë dritat që janë këtu … bëj 2/3 milje.

M: Po… larg dritave… 2 milje…

R: 2 milje.

M: Si… duhet të ecësh gjithmonë drejt…. kur të mbarojnë dritat sepse kur arrin në një pikë, pas 6/7 miljesh nuk duken më dritat, duhet të ecësh akoma 2/3 milje dhe pastaj futesh.

R: Pastaj kthehem majtas.

M: Drejt Italisë… kuptove? … nuk duhet të gabosh miku im!

Përgjimet për Kosovën

Nga bisedat e përgjuara ndërmjet anëtarëve të grupit Habilaj, në dosjen prej më shumë se 400 faqe të Italisë, përfshihet edhe Kosova. Anëtarët e grupit kriminal Habilaj, flasin me njëri-tjetrin për një tërheqje parash në Prishtinë. Ende nuk dihet nëse vendi që do të merren paratë është institucion shtetëror, financiar, biznes privat apo person tjetër i përfshirë në këtë grup të dyshuar kriminal. Ata flasin me shifra të mëdha si, 100 apo 200 mijë euro.

Seiti: Dreqi ta hajë, duhet të shkoj edhe në Prishtinë sapo të zbres në Vlorë…

Sulaj: ..Hëëë.. për atë..

(Flasin duke ulur zërin..)

Seiti:…nuk e arrij dot në kohë..sepse ai mbyllet në orën 14:00.. nga ora 08:00 deri në 14:00… për shembull.. nëse ti shkon se ke për të marrë 200 mijë euro.. ai të thotë për sot kam bërë vetëm 100 mijë.

Sulaj: Janë preciz, vëlla.

Seiti: Ai atje..në Prishtinë… ai i ka dorëzuar 200 mijë, por ky që bën transaksionin..ka fituar 14 mijë euro, 100%.

Sulaj: I merr ai?

Seiti: Por normal, ajo është puna e tij.

Sulaj: Po për këtë transaksion, merr vetëm nga ty apo edhe nga ai tjetri?

Seiti: Jo…jo.. unë s’kam të bëj.. unë marr lekët cash. Kam bërë marrëveshjen që në Milano.. për të marrë lekët unë shkoj në Prishtinë.. sepse këtu nuk mund të marrësh lekë cash.

Sulaj: Po..

Seiti: Çfarë bën? Unë mund të shkoj direkt ..dhe të marr në një orë 140 mijë euro..

Sulaj: Janë shumë të organizuar ata..

Seiti: Nuk ka kështu.. jo prit nesër.. jo sa ke.. merr lekët dhe kaq.

Seiti: Ti mos shih se si i marrim në paratë kështu..se paratë t’i marrin e t’i sekuestrojnë kështu siç i marrim ne…

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button