Kërcënohen me jetë anatarët e Këshillit Bashkiak të Himarës nëse miratojnë Planin Rregullues
Pas këtyre kërcënimeve OMONIA dhe njerëzit e saj OMONIA në Himarë po i luan të gjitha kartat e saj për të bllokuar miratimin e Planit Rregullues të Bashkisë së Himarës nga ana e Këshillit Bashkiak, njofton gazeta Tema.
Në adresë të Këshilltarëve kanë mbërritur shantazhe dhe kërcënime, nëse këta të fundit do të miratojnë me votën e tyre këtë plan.
Pak më herët, gjatë javës që shkoi në kundërshtim me ligjin dhe mbarëvajtjen dhe funksionimin e Mbledhjeve të Këshillave Bashkiak, disa anëtar të kësaj organizate, prishën mbledhjen e Këshillit Bashkiak, që në axhendë të tij kishte miratimin e Planit Rregullues të Bashkisë së Himarës.
Të ndihmuar nga Nerënxi me cilësinë e Shoqatave të krijuara rishtas nga vetë ai, u tentua madje edhe goditja fizike e antarëve të Këshillit Bashkiak. Nëse në mbledhjen Këshillit Bashkiak të javës që shkoi, u evituan incidente të rënda në publik, këtë javë OMONIA po e bën veç e veç.
Pra kemi të bëjmë me një ndryshim taktik nga ana e saj, ku tashmë po përdor njerëzit e prekur nga ndërhyrjet e Planit Rregullues. Për t’u hapur kështu llogari personale me vetë anëtarët e Këshillit Bashkiak të Himarës, në rast të miratimit me votën e tyre të këtij Plani.
Kujtojmë që miratimi i këtij Plani Rregullues, do t’i hapte rrugën projektit më të madh që ka parë ndonjëherë Himara prej më shumë se një dekade, në vlerën e disa miliona eurove.
Një Plan Rregullues që do ta transfomonte rrënjësisht Himarën, duke e kthyer në një destinacion të lakmueshëm nga turistët e huaj dhe vendas, pse jo edhe si një destinacion konkurues për Greqinë.
Ku duhet thënë se Greqiq mbetet ende një vend i cili me sa duket vazhdon t’i ketë llogaritë e hapura me Himarën. Thënë më qartë duke përdorur strukturat e OMONIA-s, organizatë politike e cila nuk nguron të përdorë emrin e Qeverisë Greke dhe të Ambasadës së Greqisë në Tiranë.
E fundit ashtu si në raste të tjera edhe tani kur arrihet të shantazhohen apo kërcënohen me jetë antarët e një Këshilli Bashkiak i zgjedhur me votën e vetë himariotëve.