Politika

PD-Tabaku: Shpërblimet e fundvitit, kothere e ndarë sipas preferencave

Partia Demokratike e ka konsideruar skemën e shpërblimeve të qeverisë për fundvitin si cinike e abuzive, duke e etiketuar si kothere e ndarë sipas preferencave të qeverisë dhe interesave elektorale.

Jorida_Tabaku20dhjetor“Në përpjekje për të larë sadopak gjynahet e një viti në keqqeverisje, mazhoranca po përtyp cinizmin e radhës duke shpërndarë atë që deri dje e ironizonte. Qeveria ka vendosur t’i japë vetëm një kategorie të caktuar nënpunësish dhe qytetarësh një shumë parash si për të krijuar përshtypjen se është një qeveri sociale”, u shpreh deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, sot gjatë një deklarate për mediat.

“Duhet t’i rikujtojmë mazhorancës së sotme se nga 2005 deri në 2012, në shpërblim janë përfshirë të gjitha kategoritë sociale në nevojë. Ndërkohë që qeveria e rilindur dhe sociale pasi mori një vit pushim u caktoi vetëm 18 miliardë lekë shpërblime vetëm një kategorie të caktuar. Ndërkohë që vetëm shpërblimi i fundit i fundvitit, ai i vitit 2012, ka qënë në vlerën 32 miliardë lekë”, tha ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button