Politika

Kërkesa e PS-së për deputetët e opozitës, mblidhet Byroja e Kuvendit

Byroja e Kuvendit është mbledhur për të shqyrtuar kërkesën e deputetëve të PS-së, për përjashtimin nga Kuvendi të 7 deputetëve të opozitës.

Mbledhja është shoqëruar me debate të forta, pasi opozita ka kërkuar që të bëhet në praninë e medias. Por kërkesa e tyre është hedhur poshtë nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Znj. Kryemadhi u ka kujtuar anëtarëve të Byrosë betimin që bën deputeti kur nis mandatin:

“Jam në përputhje të plotë. Betohem me nder se do të kryejë ndërgjegjen detyrën si deputet i popullit në Kuvend, do përfaqësoj denjësisht popullin, do ti bindem Kushtetutës dhe ligjeve, do të mbroj liritë dhe pavarësinë e Shqipërisë, do të respektoj e do të mbrojë të drejtat dhe liritë e shtetasve, do të punojë me të gjitha fuqitë e mia për përparimin e atdheut, dhe mirëqënien e popullit tim. Përparimi i Atdhetut dhe mirëqënia e popullit tim nuk është droga dhe krimi i organizuar”, është shprehur para Byrosë zonja Kryemadhi.

Ndërkaq, të rinjtë e LRI-së janë mbledhur para dyerve të kryesisë së Kuvendit, në shenjë proteste ndaj masave që socalistët kërkojnë për deputetët e LSI-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button