☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 19 August 2026
S&P 500 7,692 ▼0.69%
DOW 53,343 ▼0.22%
NASDAQ 26,290 ▼1.33%
NAFTA 84.52 ▲0.55%
ARI 4,398 ▼0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,594 ▲ +0.22% ETH $1,917 ▲ +0.28% XRP $0.9973 ▼ -0.52% SOL $76.9500 ▲ +1.25%
S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.52 ▲0.55 % ARI 4,398 ▼0.51 % S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.52 ▲0.55 % ARI 4,398 ▼0.51 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
19 Aug 2026
Breaking
Politika

“Kërkesat e lexuara nga Goxhaj ishin nxjerrë nga Flamur Noka para një jave”, avokati zbulon prapaskenat nga protesta

Avokati Edmond Petraj tha se fillimisht protestat ishin efektive dhe nisën për shkak të pakënaqësive të qytetarëve me klasën politike.

Por Petraj shtoi se më pas, Sali Berisha angazhoi strukturat e PD-së në protestë, duke tentuar që ta përçajë dhe ‘kapë’ atë.

Lidhur me kërkesat e paraqitura në protestë nga Dritan Goxhaj, avokati Petraj tha se ato janë të njëjtat me ‘kërkesat e nxjerra nga Flamur Noka me vendimin e Kryesisë së PD-së, që i ka bërë kërkesa në Parlament’.

“Protesta edhe sikur të mbyllet sot, për mua nxori disa gjëra në pah, e para njëherë që theu frikën. Theu frikën dhe qytetarët dolën në rrugë. Unë kam insistuar pse nuk del një grup përfaqësues, që ta marrë përsipër protestën dhe ta menaxhojë si duhet. Qytetarët dolën në rrugë sepse u kishte vajtur në majë të hundës. Tani ku u gabua te protesta. Gabimi i protestës ishte që nuk nxori liderin dhe ekipin.

U gabua me pjesën e një leximi të disa kërkesave që çuditërisht 1 javë përpara i nxjerr Flamur Noka me vendimin e Kryesisë së PD-së, që i ka bërë kërkesa në Parlament. Pra përveç dorëheqjes së Ramës, 4 pikat e tjera që kanë lexuar protestuesit i ka çuar në Parlament PD. Në fillim Berisha po e shante protestën. Pas ditës së tretë të protestës, Berisha u thotë të vetëve ‘hiqeni xhaketën e politikanit paradite dhe shkoni në protestë pasdite’. Kjo nuk ndodh, është pa sens”, tha mes të tjerash avokati Petraj i ftuar në Report Tv.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.