🌤️
Tiranë 32°C · Kryesisht kthjellët 24 June 2026
S&P 500 7,381 ▲0.22%
DOW 51,780 ▲0.22%
NASDAQ 25,629 ▲0.16%
NAFTA 69.81 ▼4.64%
ARI 4,040 ▼2.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $61,210 ▼ -2.41% ETH $1,645 ▼ -1.32% XRP $1.0771 ▼ -2.67% SOL $68.9000 ▼ -0.82%
S&P 500 7,381 ▲0.22 % DOW 51,780 ▲0.22 % NASDAQ 25,629 ▲0.16 % NAFTA 69.81 ▼4.64 % ARI 4,040 ▼2.64 % S&P 500 7,381 ▲0.22 % DOW 51,780 ▲0.22 % NASDAQ 25,629 ▲0.16 % NAFTA 69.81 ▼4.64 % ARI 4,040 ▼2.64 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
24 Jun 2026
Breaking
Politika

“Kërkesat e protestës janë mashtrim”, Çupi: Goxhaj po i shërben interesave të Iranit

Analisti Frrok Çupi, thotë se protesta e ka humbur kuptimin numerik dhe se rënia ditëve të fundit shihet ndjeshëm.

Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se paraqitja e kërkesave nga Dritan Goxhaj duket e organizuar, si shërbëtor i Iranit.Sipas tij, Goxhaj ka thënë se pushteti do të merret me plumb, ndërsa kërkesat i cilësoi mashtrim.

“Dikush e ka organizuar dhe të gjitha të dhënat të çojnë te Irani, shërbëtor i madh i të cilit është Dritan Goxhaj. Çdo gjë e vërteton vetë veprimtaria e Goxhajt. Ne nuk kemi të bëjmë me një filozof, kemi të bëjmë me një ushtarak.

Kemi të bëjmë me një person që po tenton të fusë kaçavidat e veta. Ai po thotë që ky pushtet do të rrëzohet dhe ne do e marrim pushtetin me plumb. Kjo është deklaratë që i dedikohet kësaj proteste dhe i është thënë me gojën e tij, që kjo gjë bëhet me plumb.
Ndoshta do krijohet parti, se mund të krijohet parti islamike se ne nuk kemi parti islamike. Kjo është hapësira për të krijuar parti.

Formulat që do e marrin pushtetin me plumb, me rrugë, që ne kemi me vete Iranin dhe jemi kundër Izraelit dhe SHBA, këto janë formula që besoj se në Shqipëri nuk bëjnë punë.

Kërkesat janë mashtrim, nuk i takojnë grupimit të protestuesve. Me sa duket interesat e Iranit janë shumë më të fuqishme se të tjerat dhe nxituan të nxjerrin Goxhajn në krye. 8 deri në 10 mijë protestues ishin në ditën më kulmore të protestës”, u shpreh ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.