Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh
Analisti Frrok Çupi tha në Real Story se Trump erdhi në pushtet për shkak të dobësive të demokratëve, ndërsa rikthimi i demokratëve u favorizua nga dobësitë e tij.
Sipas Çupit, pavarësisht goditjeve që ka pësuar, trumpizmi nuk do të zhduket, pasi Trump ka krijuar një kapital të rëndësishëm politik.
Ai shtoi se ky kapital mbështetet edhe te marrëdhëniet e Trump me liderët autoritarë, përfshirë vizitën historike në Korenë e Veriut. Çupi tha se mangësia e tij është se zhvilloi të kundërtën e vetes.
“Trump erdhi për shkak të dobësive të demokratëve dhe demokratët erdhën për shkak të dobësive të Trump. Me gjithë tërmetin e madh që ndodhi, Trumpizmi nuk do të ikë, edhe sepse do të jetë shumë e dobishme që të mos ikë. Me këtë intuitë, Amerika do të reagojë dhe nuk do të jenë më këto shifra.
Cili është kapitali që krijoi Trump? Trump krijoi një thesar. Thesari i tij është shumë i njohur. Sapo erdhi kapitali i parë, erdhi me një diskurs tjetër. Kapitali i Trump mbështetet te fakti se u tregua mjeshtër në marrëdhëniet me diktatorët, aq sa i kërcënoi. Ishte i vetmi që vizitoi Korenë e Veriut.
Trashëgimia negative e Trump është se ngjalli armiqtë që donte të luftonte. Në Amerikë ke homoseksualë në Senat, myslimanë me të cilët ai nuk ishte dakord. E luftoi të majtën ekstreme që pushtoi Europën. Mangësia e tij është se zhvilloi të kundërtën e vetes.”



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.