Kronika

Kërkohen 4 vjet e gjysmë burg për Shukri Xhelilin

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me 4 vjet e 6 muaj burgim për Shukri Xhelilin, ish-kryetarin e Bashkisë Dibrës.

Xhelili akuzohet për korrupsion pasiv në formën e kërkimit të favoreve seksuale ndaj shtetases A.A., në këmbim të emërimit në një vend pune në strukturat e varësisë së Bashkisë Dibër.

Procesi ndaj tij është zhvilluar me gjykim të shkurtuar dhe përfiton uljen me 1/3 e dënimit nëse shpallet fajtor.

Shukri Xhelili, ish-kryetari socialist i Dibrës, u arrestua në muajin maj, pas publikimit të një videoje dhe urdhrit të Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button