⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 17 Nëntor 2026
S&P 500 7,417 ▼1.92%
DOW 51,608 ▼1.41%
NASDAQ 24,510 ▼2.49%
NAFTA 86.14 ▲0.49%
ARI 3,873 ▲0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
₿ CRYPTO
BTC $64,967 ▲ +0.8% ETH $1,822 ▲ +0.85% XRP $0.9704 ▲ +1.49% SOL $73.4800 ▲ +2.91%
S&P 500 7,417 ▼1.92 % DOW 51,608 ▼1.41 % NASDAQ 24,510 ▼2.49 % NAFTA 86.14 ▲0.49 % ARI 3,873 ▲0.52 % S&P 500 7,417 ▼1.92 % DOW 51,608 ▼1.41 % NASDAQ 24,510 ▼2.49 % NAFTA 86.14 ▲0.49 % ARI 3,873 ▲0.52 %
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
17 Nën 2026
Breaking
Kronika

Kërkoi shtyrjen e seancës, GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt, gjyqi vijon pa praninë e kryebashkiakut!

Gjykata e Posaçme ka vendosur të mos shtyjë seancën gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke vendosur që procesi të vijojë pa praninë e tij.

Sipas gazetares Anila Hoxha, vendimi u mor pasi trupi gjykues shqyrtoi pretendimet e Veliajt lidhur me gjendjen e tij shëndetësore dhe kërkesën për shtyrjen e seancës, për shkak të mungesës së dokumentacionit mjekësor dhe nevojës për ndërhyrje kirurgjikale.

Gjatë diskutimeve, avokati Plarent Ndreca sqaroi se kërkesat e mëparshme për pjesëmarrje në aktivitete fizike ose përmes videokonferencës ishin bërë përpara situatës aktuale shëndetësore.

Avokati Plarent Ndreca u shpreh: “Kërkesat kanë qenë për të marrë pjesë fizikisht ose me videokonferencë, para kësaj situate”.

Pas shqyrtimit të pretendimeve, gjykata vlerësoi se ato nuk janë provuar dhe vendosi vijimin e procesit gjyqësor pa praninë e të pandehurit.

Në vendimin e saj, gjykata deklaroi: “Pas deklaratës së të pandehurit, gjykata konstaton se pretendimi i të pandehurit mbetet i paprovuar. Gjykata vendos të vijojë këtë seancë pa praninë e tij”.

Gjyqi vijoi me fazën e shqyrtimit të kërkesave paraprake. Nga pesë kërkesat e paraqitura nga Veliaj, gjykata nuk ishte shprehur ende për njërën prej tyre, që lidhet me vënien në dispozicion të kallëzimeve të Nesti Angonit dhe Nasta Pëllumbit.

Gjatë seancës, prokurori i SPAK sqaroi se kallëzimi i dytë, që lidhet me Nasta Pëllumbin, kishte mbërritur përmes postës zyrtare.

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca kërkoi që mbrojtjes t’i viheshin në dispozicion edhe të dhënat mbi mënyrën e administrimit të kallëzimeve. “Kemi kërkuar mënyrën sesi janë administruar këto kallëzime, zarfet me vulat përkatëse, që ne të bëjmë verifikimet tona”, deklaroi Ndreca.

Në përgjigje, prokurori i SPAK bëri të ditur se institucioni kishte përgatitur një kopje të kallëzimit penal, si dhe të zarfeve me të cilat kallëzimet kishin mbërritur në Prokurorinë e Posaçme.

“SPAK ka përgatitur një kopje të kallëzimit penal dhe zarfet që kanë mbërritur në SPAK”, u shpreh prokurori, duke i dorëzuar gjykatës kopjet e zarfeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.