Rajoni
Kerry e Vuçiq bisedojnë për marrëdhëniet Kosovë–Serbi në Bruksel
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot në Bruksel do të bisedojë me sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry për, siç njoftojnë medie serbe, “hapat e dëshirueshëm e më të prekshëm në normalizimin e marrëdhënieve Beograd – Prishtinë” dhe për konfirmimin e rrugës së Serbisë drejtë anëtarësimit në BE.
Këto, sipas burimeve diplomatike të B92, janë dy temat kryesore të takimit Kerry – Vuçiq, transmeton Koha.net.
Pritet që në takim të shqyrtohet edhe stabiliteti në Ballkan pas gusht shtetit të dështuar në Turqi.
Takimi Kerry- Vuçiq në Bruksel ndërlidhet me vizitën ndihmësekretares amerikane, Victoria Nulland në Prishtinë e në Beograd javën e shkuar.