Kerry: Mbështesim reformat greke, 24 milionë dollarë ndihmë për refugjatët
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry përshëndeti sot Athinën për mënyrën sesi qeveria e Ciprasit ka drejtuar reformat ekonomike duke njoftuar edhe një ndihmë prej 24 milionë dollarësh për të mbështetur UNHCR-në në përballimin e krizës së refugjatëve.
Kerry ndodhet sot në Athinë si pjesë e turit diplomatik në Qipro, Serbi dhe Kosovë.
“Ju falenderoj fillimisht për partneritetin e shkëlqyer mbi një sërë çështjes në kuadrin e sigurisë”, u shpreh Kerry në takimin me kryeministrin grek, Aleksis Cipras, i cili përgëzoi bashkëpunimin e ngushtë dhe të përbashkët në këtë drejtim.
“Vlerësoj qasjen tuaj për përpjekjet në fushën e reformave ekonomike, një angazhim jo i lehtë”, tha sekretari amerikan duke vënë theksin gjithashtu se Greqia po përballet me sfidën e migracionit të qindra e mijëra personave që kalojnë tranzit në territorin e saj për të arritur Evropën Veriore.