Politika

Kerry: Shqipëria, ‘mentor’ për vendet e tjera të rajonit

Në urimin e këtij viti për Pavarësinë sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry e quan Shqipërinë si një ‘mentor’ për vendet e tjera të rajonit në nxitjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Si një anëtar i NATO-s dhe një frymëzues për vendet e Ballkanit që aspirojnë anëtarësimin në këtë organizatë, Shqipëria luan një rol jetik në nxitjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në të gjithë botën. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë në mënyrë të veçantë kontributin e Shqipërisë në sigurinë globale, që nga Afganistani, Iraku dhe Ukrahina deri tek lufta ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe Koalicionin Global në Luftën ndaj ISIS-it”, thuhet në mesazhin e urimit të Kerry, të publikuar në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit.

Ndërsa në mesazhin e urimit të Pavarësisë të viteve të mëparshme, vendi ynë konsiderohej nga kryediplomati amerikan si një forcë për stabilitetin në rajon, në mesazhin e radhës gjuha e amerikanëve është më e elaboruar dhe mbështetëse.

Shtetet e Bashkuara vijon më tej mesazhi i Kerry-t, janë të vendosura të mbështesin Shqipërinë në reformat e saj për të realizuar aspiratën euroatlantike. “Unë e vlerësoj përpjekjen tuaj për të qënë pjesë e Bashkimit Europian dhe uroj progresin e vazhdueshëm në rrugën drejt integrimit të plotë Euro-Atlantik”, shkruan Kerry.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button