Ekonomia

KESH do instalojë matësa smart në çdo hidrocentral

Korporata Elekoroenergjitike Shqiptare (KESH) parashikon vendosjen e matësave smart në çdo agregat të hidroçentraleve që janë pjesë e kaskadës së Drinit.

Burime nga KESH bejne te ditur se, fillimisht kompania do të nisë këtë projekt me vendosjen një sasie të kufizuar që më pas mund të zgjerohet.

Teknologjja e transmetimit të të dhënave është e thjeshtë dhe lidhet me telefoninë mobile përmes rrjetit 3G por edhe përmes fibrave optike.

Fillimisht testimi i projektit pilot duhet të bëhet me 13 matës multifunksionale në Vaun e Dejës, Koman dhe Fierzë. Këto matësa në një fazë të dytë të lidhur edhe me pajisjet e tjera hardware dhe software duhet të jenë të aftë të përçojnë të dhënat drejt zyrës së Qëndrës së Matjes.

“Matësi kërkohet që të jetë matës elektronik inteligjent, multifunksional i fuqisë dhe energjisë elektrike aktive – reaktive, me matje në katër kuadrate, me hyrje – dalje dixhitale si dhe porta komunikimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button