Këshilli i Evropës përshëndet raportin e Senatit amerikan mbi CIA-n
Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjoern Jagland, përshëndeti sot publikimin e raportit të Senatit amerikan mbi CIA-n, duke vlerësuar se kjo konfirmon përfundimet e nxjerra nga organizata panevropiane dhe të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (ECHR).
“Raproti i Senatit amerikan mbi përdorimin e torturës nga CIA në luftën e saj kundër Al Kaedas, konfirmon raportet e më parshme dhe përfundimet e Këshillit të Evropës, krysisht të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, për sa i përket shkeljeve të rënda të të Drejtave të Njeriut në Evropë”, deklaroi ai në një komunikatë për shtyp.
Jagland e përshëndeti transparencën e raportit të Senatit amerikan dhe deklaratën e qartë të presidentit amerikan mbi faktin se këto metoda i përkasin të kaluarës.
Raportuesi zvicerian i Këshillit të Evropës, Dick Marty, kishte zhvilluar në vitin 2005 një hetim mbi burgjet sekrete të CIA-s. Dhe në dhjetor 2012, Maqedonia u sanksionua nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (ECHR) për përgjegjësinë e saj në çështjen e Khaled el Masri.
Ky gjerman me origjinë libaneze u ndalua në Maqedoni në fund të vitit 2003 dhe iu dorëzua agjentëve amerikanë që e kishin rrahur, torturuar, droguar më pas burgosur për pesë muaj në fshehtësi në Afganistan, pasi dyshonin gabimisht se ishte i lidhur me Al Kaedan.
ECHR-ja aktualisht po shqyrton kundërpadinë e Polonisë ndaj dënimit të saj në korrik për pjesëmarrje në torturat e pësuara në territorin e saj nga një palestinez dhe një saudit para se të transferoheshin për në Guantanamo.
Debati mbi torturën filloi dje në SHBA nga një raport i Senatit amerikan sipas të cilit CIA nënshtroi me dhjetra të burgosur të lidhur me Al Kaedën në marrje në pyetje të dhunshme por jo efikase pas 11Shtatorit, dhe të gjitha këto informacione u vunë në dispozicion të të gjithë publikut.
“Asnjë komb nuk është i përkryer. Por një nga forcat e Amerikës është vullneti ynë për t’u përballur hapur me të shkuarën tonë, të përballemi me gabimet tona dhe të ndryshojmë për t’u përmirësuar”, deklaroi Barack Obama.