☁️
Tiranë 29°C · Vranët 11 September 2026
S&P 500 7,592 ▼0.58%
DOW 52,064 ▼0.6%
NASDAQ 26,082 ▼0.65%
NAFTA 100.88 ▼1.56%
ARI 4,389 ▼0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,402 ▼ -0.98% ETH $2,475 ▲ +0.02% XRP $1.3532 ▼ -2.23% SOL $99.9500 ▼ -1.43%
S&P 500 7,592 ▼0.58 % DOW 52,064 ▼0.6 % NASDAQ 26,082 ▼0.65 % NAFTA 100.88 ▼1.56 % ARI 4,389 ▼0.41 % S&P 500 7,592 ▼0.58 % DOW 52,064 ▼0.6 % NASDAQ 26,082 ▼0.65 % NAFTA 100.88 ▼1.56 % ARI 4,389 ▼0.41 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Këshilli Mbikëqyrës, “llogari” para deputetëve

Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë do të japin “llogari” para Komisionit të Ekonomisë për vjedhjen e 713 milionë lekëve nga Thesari i Shtetit.

Kryetari i këtij komisioni, Erion Braçe, bëri të ditur dje se sot do të fillojë “hetimi” nga ana e komisionit për vjedhjen e parave, duke nisur me Inspektorët e Përgjithshëm, atë aktualin dhe paraardhësin e tij, për të vijuar në ditët pasardhëse me anëtarët e këshillit dhe  analizën e gjithë çështjes. keshilli mbikqyresssot

Gjatë këtij procesi pritet që të pyeten anëtarët e këshillit për të nxjerrë përgjegjësitë administrative për secilin prej tyre,  lidhur me skandalin e vjedhjes së parave.

Por, pas analizës, radhën për t’u pyetur do ta ketë vetë Guvernatori Ardian Fullani dhe e tërë kjo situatë do të kurorëzohet me propozimet e Komisionit për ndryshime në ligjin “Për Bankën e Shqipërisë”.

Kryetari i Komisionit Erion Braçe ka paraqitur gjithë radhën e punës në lidhje me këtë proces.

“Punët janë të ndara dhe ne kërkojmë; përgjegjësinë administrative për secilin, Guvernatorin, Këshillin Mbikëqyrës, Inspektorin e Përgjithshëm! Kështu, do të dëgjojmë nesër inspektorin e Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë; një ditë më pas, ish-Inspektorin e Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë; të hënë, të martë, të mërkurë, gjashtë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë; më pas, analizë dhe pas saj, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë që vepron si drejtor ekzekutiv i saj. Përgjegjësia administrative e gjithsecilit është qëllimi ynë. Propozimet përkatëse në bazë të përgjegjësisë do të jenë produkti”, shprehet Braçe.

Braçe shprehet më tej se i gjithë qëllimi i këtij “hetimi” përqendrohet në ndryshimet në ligjin “Për Bankën e Shqipërisë”.

“Duam të rikthejmë pavarësinë e qartë të Bankës së Shqipërisë, ta ç’politizojmë, t’i rikthejmë institucionet e forta e kolegjiale të drejtimit, ta bëjmë funksionale, të kontrollueshme e transparente”, thotë ai.

Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës pas skandalit të vjedhjes janë treguar tepër të rezervuar dhe nuk kanë mbajtur asnjë deklaratë publike ndaj vjedhjes, apo kërkesave të shumta për dorëheqjen e tyre. Ndërkohë pritet që pas këtij procesi, të flasë gjithsecili për të përcaktuar përgjegjësitë administrative për krimin më të madh ekonomik të ndodhur në vend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.