☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $76,970 ▼ -0.53% ETH $2,485 ▼ -2.27% XRP $1.3455 ▼ -1.7% SOL $100.3200 ▼ -1.65%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Këshilli Mbikqyrës, nesër mbledhjen e radhës nën drejtimin e zevendes guvernatores Gjoni

Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë (BSH) do të diskutojë nesër raportin e politikës monetare për gjashtëmujorin e parë të vitit 2014 dhe do të marrë vendimin për ndryshimin ose jo të normës bazë të interesit për lekun.

TIRANE, 30.03.2010 - Godina e Banka e Shqipërisë  ATSH.Foto: Agim Dobi

Kjo është mbledhja e radhës sipas kalendarit të publikur në faqen e BSH-së, ndërsa do të jetë e para mbledhje e Këshillit Mbikqyrës që do të drejtohet nga Guvernatorja Elisabeta Gjoni.

E komanduar nga Këshilli Mbikqyrës për të ushtruar funksionet sipas ligjit “për Bankën e Shqipërisë” si zëvendësguvernatore e Parë, zonja Gjoni e mori këtë detyrë pas arrestimit të Guvernatorit Ardian Fullani më 5 shtator dhe shkarkit të tij nga Këshilli Mbikëqyrës Parlamenti dhe Presidenti, pas vjedhjen e 713 milionë lekëve nga Departamenti i Emisionit në Thesarin e Bankës së Shqipërisë, ngjarje për të cilën Fullani u akuzua “për shpërdorim detyre”.

Sipas BSH-së, mbledhja e radhës e Këshillit Mbikqyrës, pritet të marrë në shqyrtim Raportin e Stabilitetit Financiar dhe Deklaratën “Mbi stabilitetin e sistemit financiar në Shqipëri për gjashtëmujorin e parë të vitit 2014”. Ndërsa vend të rëndësishëm në këto diskutime do të marrin zhvillimet e fundit ekonomike dhe monetare në vend, si dhe marrja e vendimit të politikës monetare.

Politika monetare e BSH-së, hartohet në funksion të përmbushjes së objektivit kryesor të Bankës së Shqipërisë: arritjes dhe ruajtjes së stabilitetit të çmimeve. Ajo përfshin ndërhyrjen dhe/ose qëndrimin e Bankës së Shqipërisë ndaj tregjeve financiare për të arritur objektivin e saj kryesor ruajtjen e treguesve makroekonomik të vendin në periudhë afatgjatë.Në këtë kontest BSH-ja ka ndërhyrë përmes politikës monetare në liberalizimin e normës bazë të lekut si instrument në nxitjen e kreditimit dhe stimulimin e ekonomisë në vend.

Banka e Shqipërisë ka ulur gjatë vitit 2014 normën bazë të interesit për lekun duke e vendosuar atë në nivelin 2,50%, në minimumin e ri historik, si politikë që do të shërbejë për nxitjen e kreditimit dhe lëvizjen e zhvillimit ekonomik të vendit.

Ndërsa lidhur me emërimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë janë hapur proçedurat e aplikimit deri në datën 5 Tetor

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.