☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.25 ▼1.96%
ARI 4,029 ▲0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $79,880 ▼ -0.74% ETH $2,308 ▼ -1.67% XRP $1.2909 ▼ -0.73% SOL $100.4300 ▼ -1.2%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.25 ▼1.96 % ARI 4,029 ▲0.52 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.25 ▼1.96 % ARI 4,029 ▲0.52 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Politika

“Mazhoranca bën propagandë”- Krasniqi: Opozita i bëri dëm të madh protestës studentore!

Politologu Afrim Krasniqi u shpreh se mazhoranca iu përgjigj revoltës studentore me “propagandë dhe fushatë denigruese ndaj protestuesve”, ndërsa opozita “i bëri dëm të madh protestës studentore”.

“Protesta do të vazhdojë shumë gjatë, por do të vazhdojë në një mjedis krejt tjetër. Ndërkohë që mazhoranca pritej të mësonte nga gabimet e veta dhe të fqinjëve, paketa e qeverisë ishin dy mbledhje: njëra për të shpërblyer policët dhe tjetra për të marrë masa drastike antikushtetuese parandaluese, duke abuzuar me modelin francez. Kjo do të thotë se zgjidhja e qeverisë është propaganda dhe fushata denigruese ndaj protestuesve. Pamë që opozita hyri në lojë, por mendoj që në aspektin e strategjisë i bëri dëm të madh protestës studentore”, tha Krasniqi në studion e “Off the Record”, në A2CNN.

Më tej, ai theksoi se është “fatkeqësi e madhe” që nuk pati reagim ndaj kësaj proteste.

“Ky vend duhet të kishte reaguar krejt ndryshe. Unë e quaj fatkeqësi të madhe që institucionet e pavarura nuk arritën të reagonin, që rektorët e universiteteve heshtën, që senatet akadamike heshtën. Kjo ishte faza ku duhej të mendohej për zgjidhjen. Ne nuk kemi as fillimin e debatit për zgjidhjen”, deklaroi Afrim Krasniqi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.