☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.25 ▼1.96%
ARI 4,031 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,044 ▼ -0.53% ETH $2,310 ▼ -1.45% XRP $1.2908 ▼ -0.67% SOL $100.4800 ▼ -1.07%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.25 ▼1.96 % ARI 4,031 ▲0.58 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.25 ▼1.96 % ARI 4,031 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Bota

Suedia kufizon përdorimin e “ChatGPT” dhe “Claude” për zyrtarët qeveritarë

– Suedia ka bllokuar përdorimin e versioneve të inteligjencës artificiale “ChatGPT” dhe “Claude” përmes shfletuesit të internetit në kompjuterët e punës të punonjësve të administratës qeveritare, raportoi “Euronews”.

Masa ka hyrë në fuqi sot, për shkak të shqetësimeve lidhur me sigurinë e informacionit dhe mbrojtjen e të dhënave konfidenciale.

Vendimi prek Zyrat Qeveritare të Suedisë, një strukturë që përfshin zyrën e kryeministrit dhe ministritë.

Punonjësit do të orientohen drejt përdorimit të “Microsoft Copilot”, një mjet i inteligjencës artificiale që është shqyrtuar nga autoritetet dhe është miratuar për përdorim në këtë mjedis pune.

Sipas autoriteteve suedeze, shqetësimi kryesor lidhet me përdorimin e platformave të inteligjencës artificiale pa marrëveshje të posaçme, që përcaktojnë mënyrën e përpunimit dhe mbrojtjes së të dhënave.

Futja e informacioneve të ndjeshme në këto shërbime, mund të krijojë rreziqe për sigurinë e informacionit shtetëror, veçanërisht kur nuk ka garanci të qarta për mënyrën se si ruhen dhe përdoren të dhënat.

Mikael Wettercrantz, drejtor i Digjitalizimit në Zyrat Qeveritare të Suedisë, ka paralajmëruar se përdorimi i shërbimeve të inteligjencës artificiale pa marrëveshje përkatëse, mund të ketë pasoja për sigurinë e informacionit.

Vendimi vjen pas një shqyrtimi të përdorimit të mjeteve të inteligjencës artificiale nga punonjësit e Administratës Suedeze të Transportit.

Një auditim i brendshëm në këtë institucion, evidentoi raste të përdorimit problematik të disa platformave, duke ngritur shqetësime si për ndjeshmërinë e informacioneve të futura në to, ashtu edhe për mënyrën se si janë trajtuar përgjigjet e gjeneruara nga inteligjenca artificiale.

Përpara vendosjes së kufizimit, autoritetet suedeze shqyrtuan edhe sigurinë e “Microsoft Copilot” dhe forcuan masat mbrojtëse të këtij mjeti.

Përdorimi i tij mbështetet në një marrëveshje me “Microsoft”, e cila përcakton kushtet e sigurisë dhe të përpunimit të të dhënave.

Megjithatë, masa nuk nënkupton ndalimin e plotë të “ChatGPT” dhe “Claude” në administratën suedeze.

Një numër i kufizuar punonjësish do të vazhdojnë të kenë qasje në këto shërbime, përmes një platforme të posaçme për asistentët e inteligjencës artificiale, të ndërtuar për institucionet suedeze.

Kufizime të ngjashme janë vendosur edhe në Agjencinë Suedeze të Taksave dhe në Bordin Kombëtar të Kujdesit Institucional.

Ndërkohë, Autoriteti Suedez i Zbatimit të Ligjit po shqyrton mundësinë e marrjes së masave të ngjashme.

“ChatGPT” dhe “Claude” i bashkohen kështu “DeepSeek”, në listën e mjeteve të inteligjencës artificiale, përdorimi i të cilave është kufizuar në administratën suedeze për arsye të sigurisë së të dhënave. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.