Kronika

Task Forca për drogën, Çako: Me risk qarqet Shkodër, Durrës, Vlorë

Është mbledhur paraditen e së martës Task Forca e posaçme për drogën, ku është raportuar mbi situatën pas operacioneve të fundit.

Në fjalën e tij, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka deklaruar se pavarësisht aksioneve, qarqet me risk më të lartë mbeten Shkodra, Durrësi dhe Vlora.

Ndërkohë, në kuadër të luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve janë goditur 14 grupe kriminale dhe janë finalizuar me sukses 23 operacione, të kryera në bashkëpunim me policitë e vendeve të tjera.

I pranishëm në këtë mbledhje ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të task forcës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button