⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 17 Nëntor 2026
S&P 500 7,417 ▼1.92%
DOW 51,608 ▼1.41%
NASDAQ 24,510 ▼2.49%
NAFTA 85.86 ▲0.16%
ARI 3,869 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
₿ CRYPTO
BTC $64,340 ▼ -0.16% ETH $1,801 ▲ +0.02% XRP $0.9575 ▲ +1.03% SOL $72.4200 ▲ +1.9%
S&P 500 7,417 ▼1.92 % DOW 51,608 ▼1.41 % NASDAQ 24,510 ▼2.49 % NAFTA 85.86 ▲0.16 % ARI 3,869 ▲0.42 % S&P 500 7,417 ▼1.92 % DOW 51,608 ▼1.41 % NASDAQ 24,510 ▼2.49 % NAFTA 85.86 ▲0.16 % ARI 3,869 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
17 Nën 2026
Breaking
Bota

KIEV – Zelensky konfirmon sulmin ndaj Urës së Krimesë, shkatërrohet pjesërisht aksi strategjik i Rusisë

– Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se ushtria ukrainase ka goditur dhe shkatërruar pjesërisht Urën e Krimesë, që lidh gadishullin e Krimesë me territorin rus, raportoi CNN.

Goditja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në strukturën e urës, përfshirë shembjen e një pjese të saj në ujërat e Ngushticës së Kerçit.

Ura, e njohur edhe si Ura e Kerçit, është një korridor strategjik rrugor dhe hekurudhor prej rreth 19 kilometrash, që bashkon Rusinë me gadishullin e Krimesë, të cilin Moska e aneksoi në vitin 2014.

Ajo ka rëndësi të veçantë për furnizimin e forcave ruse me trupa, karburant dhe pajisje ushtarake. Përveç rëndësisë strategjike, ura konsiderohet edhe një prej projekteve infrastrukturore më simbolike të presidentit rus, Vladimir Putin.

Pas sulmit, autoritetet ruse pezulluan qarkullimin në urë, si për automjetet, ashtu edhe për trenat. Pamjet e publikuara tregojnë se një pjesë e strukturës rrugore është shembur në det, ndërsa ura hekurudhore duket se ka mbetur në këmbë.

Sulmi vjen pas një tjetër goditjeje ukrainase ndaj urës një ditë më parë. Ndërkohë, Rusia ka kryer sulme me raketa ndaj dy urave kryesore në Kiev, duke shkaktuar dëme në infrastrukturën e kryeqytetit ukrainas.

Përplasjet ndaj infrastrukturës strategjike të të dyja vendeve zhvillohen në një kohë kur lufta mes Rusisë dhe Ukrainës vijon, ndërsa vëmendja ndërkombëtare është përqendruar edhe te zhvillimet diplomatike dhe takimet e pritshme mes liderëve botërorë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.