⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 17 Nëntor 2026
S&P 500 7,417 ▼1.92%
DOW 51,608 ▼1.41%
NASDAQ 24,510 ▼2.49%
NAFTA 85.86 ▲0.16%
ARI 3,869 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
₿ CRYPTO
BTC $64,340 ▼ -0.16% ETH $1,801 ▲ +0.02% XRP $0.9575 ▲ +1.03% SOL $72.4200 ▲ +1.9%
S&P 500 7,417 ▼1.92 % DOW 51,608 ▼1.41 % NASDAQ 24,510 ▼2.49 % NAFTA 85.86 ▲0.16 % ARI 3,869 ▲0.42 % S&P 500 7,417 ▼1.92 % DOW 51,608 ▼1.41 % NASDAQ 24,510 ▼2.49 % NAFTA 85.86 ▲0.16 % ARI 3,869 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
17 Nën 2026
Breaking
Bota

PORTUGALI – Çmimet “Gazeta 2025” nderojnë gazetarinë cilësore dhe lirinë e medias

LISBONË, 17 nëntor /ATSH-DPA/- Gazetarët dhe profesionistët e medias në Portugali u nderuan dje në mbrëmje në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve “Gazeta 2025”, që vlerësojnë punimet më të spikatura në gazetarinë portugeze.

Ceremonia e edicionit të 41-të u zhvillua dje në sallën ceremoniale të Bashkisë së Lisbonës, në prani të presidentit të Portugalisë, António José Seguro.

Gjatë aktivitetit u vlerësua puna në tetë kategori, përfshirë gazetarinë e shkruar, televizionin, radion, fotografinë, gazetarinë multimediale dhe atë rajonale. Juria shqyrtoi më shumë se 90 shkrime të publikuara gjatë vitit 2025.

Presidenti Seguro, i cili mori pjesë për herë të parë në këtë ceremoni, deklaroi se Portugalia ka nevojë për një diskutim serioz mbi gjendjen dhe të ardhmen e gazetarisë, duke shprehur gatishmërinë e Presidencës për të ndihmuar në organizimin e këtij debati.

Ai theksoi se cilësia e gazetarisë, veçanërisht ajo investigative, është thelbësore për forcimin e demokracisë dhe se liria për të informuar dhe për t’u informuar është një prej shtyllave të saj.

Gjatë ceremonisë, disa prej gazetarëve të vlerësuar ngritën shqetësime për pagat e ulëta, reduktimin e ekipeve redaksionale dhe mungesën e kohës dhe burimeve për të zhvilluar hetime të mirëfillta gazetareske.

Presidenti i Klubit të Gazetarëve, Maria Flor Pedroso, vlerësoi rëndësinë e çmimeve në promovimin e gazetarisë cilësore, duke paralajmëruar gjithashtu për rrezikun e përhapjes së përmbajtjeve që nuk përmbushin standardet profesionale të gazetarisë.

Çmimi “Gazeta i Meritës” iu dha foto-gazetarit Fernando Corrêa dos Santos, në vlerësim të karrierës së tij mbi 70-vjeçare dhe kontributit në dokumentimin fotografik të historisë së Portugalisë.

Ndër fituesit e tjerë ishte Maria José Oliveira, e gazetës “Público”, e cila u vlerësua për një seri artikujsh investigativë mbi krimet e policisë politike portugeze në Mozambik gjatë viteve 1964-1974.

Çmimin për gazetarinë televizive e fitoi reportazhi “As traficantes”, i transmetuar nga televizioni RTP, ndërsa në kategorinë e radios u vlerësua podcasti investigativ “País de incendiários”.

Çmimi për “Gazetarinë Multimediale” iu dha ekipit të gazetës “Público” për një investigim mbi kushtet e banimit në lagjet informale të Lisbonës.

Në kategorinë e fotografisë u vlerësua Ana Baiao, fotografe e gazetës “Expresso”, ndërsa çmimi për gazetarinë e re iu dha Lara Castro, për një reportazh mbi paragjykimet dhe integrimin e fëmijëve në shkolla.

Çmimi për “Gazetarinë Rajonale” shkoi për gazetën mujore “Jornal de Belmonte”.

Çmimet “Gazeta” organizohen nga Klubi i Gazetarëve që prej vitit 1984, me mbështetjen e Bashkisë së Lisbonës, dhe konsiderohen ndër vlerësimet më të rëndësishme të gazetarisë në Portugali. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.