Juventusi ofron 40 milionë euro për Kenneth Taylor dhe dyfishin e pagës që merr te Lazio
Me merkaton e janarit në sfond, klubet e mëdha në Europë i kanë të qarta objektivat dhe lëvizjet kanë filluar që tani. Sipas “Il Messaggero”, Juventusi ka bërë gati një ofertë prej 40 milionë eurosh për Kenneth Taylor të Lazio-s. Klubi bardhezi kërkon ta marrë në janar, duke fituar konkurrencën me anglezët e Brighton dhe Bournemouth.
Por Lazio refuzon. Edhe pse mund të fitojnë shumë në këtë rast, drejtuesit e klubit bardhekaltër e kanë siguruar trajnerin Gattuso për qëndrimin e lojtarëve big në dimër. Mbi të gjitha në rast të bllokimit të merkatos, duke konfirmuar linjën “flasim në qershor”, siç u është komunikuar agjentëve të Isaksen për ofertën e bërë nga Brentford.
Më e komplikuar bëhet situata te Lazio për shkak të pagës së mesfushorit holandez, që me këtë skuadër përfiton 1.7 milionë euro, kurse Juventusi i ofron atij dyfishin.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.