Tiranë 32°C · Pjesërisht vranët 06 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.29 ▼0.58%
ARI 4,156 ▲0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244 EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244
₿ CRYPTO
BTC $61,996 ▼ -1.14% ETH $1,749 ▼ -0.88% XRP $1.1260 ▼ -0.71% SOL $80.3700 ▼ -0.58%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.29 ▼0.58 % ARI 4,156 ▲0.74 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.29 ▼0.58 % ARI 4,156 ▲0.74 %
EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244 EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244
06 Jul 2026
Breaking
Bota

KIEV – Zelensky: NATO të forcojë mbrojtjen ajrore të Ukrainës

KIEV, 6 korrik /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri sot thirrje  vendeve anëtare të NATO që të marrin “vendime të forta” për forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës gjatë samitit të Aleancës që zhvillohet këtë javë në Ankara.

Apeli i tij erdhi pas një vale të re sulmesh ajrore ruse gjatë natës, që goditën kryesisht Kievin dhe zona të tjera të vendit.

Sipas Zelenskyt, të paktën 11 persona humbën jetën dhe 60 të tjerë u plagosën në kryeqytet, ndërsa në rajonin përreth Kievit u raportuan edhe tre viktima dhe 16 të plagosur.

Presidenti ukrainas deklaroi se Rusia përdori 68 raketa dhe 351 dronë gjatë sulmit masiv.

Ai tha se sistemet ukrainase të mbrojtjes ajrore arritën të rrëzojnë dronët dhe raketat e lundrimit, por nuk mundën të ndalonin raketat balistike ruse.

Sipas Zelenskyt, arsyeja kryesore është mungesa e raketave interceptuese, duke theksuar se furnizimet aktuale nuk janë të mjaftueshme për të përballuar sulmet me raketa balistike.

Prej muajsh, Ukraina u kërkon aleatëve perëndimorë të shtojnë furnizimet me raketa për sistemin  e mbrojtjes ajrore “Patriot”, i cili konsiderohet thelbësor për mbrojtjen e qyteteve nga sulmet ajrore ruse.

Zelensky kishte paralajmëruar më herët se shërbimet ukrainase të inteligjencës kishin sinjalizuar një sulm të rëndë rus përpara samitit të NATO-s, i cili zhvillohet të martën dhe të mërkurën në Ankara.

Presidenti ukrainas, i cili pritet të marrë pjesë në samit si i ftuar, u bëri thirrje aleatëve përmes rrjetit X që të marrin vendime konkrete për forcimin e mbrojtjes ajrore dhe mbrojtjen e jetës së civilëve.

“Sa kohë që raketat ‘Patriot’ mbeten në depot e aleatëve tanë, Rusia vetëm sa inkurajohet të vazhdojë shkatërrimin e ndërtesave të banimit. Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanë mjaftueshëm fuqi për ta ndalur këtë terror”, deklaroi Zelensky./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.