⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,872 ▼ -0.08% ETH $2,241 ▲ +0.01% XRP $1.1610 ▼ -2.15% SOL $89.7600 ▼ -0.41%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

KIEV – Zelensky: Të gjitha linjat ajrore të mos fluturojnë më mbi Rusi

KIEV, 2 shtator /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar të gjitha linjat ajrore të mos fluturojnë mbi Rusi duke thënë se operacionet e dronëve ukrainas do ta bënin hapësirën ajrore të vendit të pasigurt.

“Hapësira ajrore ruse po bëhet plotësisht e pasigurt”, tha Zelensky në një deklaratë të martën në mbrëmje, duke shtuar se Ukraina nuk po kërcënonte aviacionin civil apo avionë individualë.

“Thjesht do të ketë dronë në qiellin e Rusisë në një shkallë që duhet të merret parasysh”, tha ai.

”Hapësira ajrore ruse do të mbyllet efektivisht”, shtoi ai.

Javën e kaluar, ai kishte kërcënuar vendosjen e deri në 1 000 dronëve me rreze të gjatë veprimi.

Presidenti rus Vladimir Putin reagoi gjatë një konference për shtyp në Bishkek, kryeqytetin e republikës së Azisë Qendrore të Kirgistanit, duke thënë se incidenti përbënte “terrorizëm shtetëror” dhe se Rusia do të përgjigjej.

Putin tha se Ukraina po i kërkonte Rusisë të rifillonte negociatat dhe të kërkonte takime ballë për ballë.

Megjithatë, ai tha se Rusia nuk do të negociojë me “terroristë”.

”Bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-të u pezulluan”, tha Putin.

Në të njëjtën kohë, ai tha se Moska do të mirëpriste të dërguarit e dërguar nga presidenti i SHBA-së Donald Trump.

I pyetur pse Moska nuk përdori forcën ushtarake për të eliminuar udhëheqjen e Ukrainës në Kiev, Putin tha se Rusia do të kishte ende nevojë për njerëz për të negociuar në të ardhmen./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.