Kievi vendos embargo ndaj produkteve ruse
Embargoja ukrainase ndaj produkteve ruse, kryesisht ushqimore, e vendosur si kundërpërgjigje ndaj asaj të vendosur nga Moska më 1 janar, do të fillojë më 10 janar, njoftoi sot qeveria ukrainase.
Në një dekret, qeveria njoftoi se “embargoja do të jetë efektive deri më 5 gusht 2016 por mund të hiqet edhe më herët në rast se merret një vendim i ngjashëm nga Rusia për sa i përket mallrave ukrainase”.
“Embargoja do të aplikohet për mishin, peshkun, djathin, kafenë, cigaret, alkoolin, çajin, ëmbëlsirat, produktet kozmetike si dhe për pajisjet për hekurudha dhe lokomotiva”, theksohet në këtë dekret.
Kryeministri ukrainas, Arseni Jaceniuk kishte njoftuar në fund të dhjetorit se Kievi do t’i kundërpërgjigjet embargos ushqimore ruse me masa të ngjashme./