Bota

Kina: Kundërpërgjigje ndaj tarifave të ShBA-së me të njëjtën shkallë dhe intensitet

Deklarata shton se Kina nuk e dëshiron luftën tregtare, megjithatë, përballë qëndrimit të ShBA-së, duhet të kundërpërgjigjet me forcë dhe me vendosmëri për të mbrojtur interesat e vendit e të popullit, si edhe globalizimin ekonomik dhe sistemin e tregtisë shumëpalëshe. “Ne do të marrim menjëherë masa tatimore të së njëjtës shkallë dhe të njëjtin intensitet. Në të njëjtën kohë të gjitha arritjet ekonomike dhe tregtare të negociuara më parë nga të dy palët do të jenë të pavlefshme,” theksohet në deklaratën e Ministrisë së Tregtisë të Kinës.

Sipas deklaratës, në epokën e tanishme, nisja e një lufte tregtare nuk përputhet me interesat globale. “Ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve të ndërmarrin veprime të përbashkëta për t’i dhënë fund këtij qëndrimi të vjetruar e regresiv dhe për të mbrojtur në mënyrë të vendosur interesat e përbashkëta të njerëzimit,” vëren deklarata e Ministrisë së Tregtisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button