⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,457 ▼ -0.31% ETH $2,245 ▲ +0.92% XRP $1.2473 ▼ -0.76% SOL $95.5400 ▼ -1.43%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Politika

Rama për revistën austriake: E meritojmë hapjen e negociatave

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave të anëtarësimit. Në një intervistë për mediat austriake, Rama ka theksuar se vonesat do të ishin të paarsyeshme dhe do të dëmtonin besimin e shqiptarëve tek Europa.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se BE nuk ka arsye dhe nuk mund të gjejë pretekste për të mos i hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë. Në një intervistë për revistën austriake “Profil”, Rama ka deklaruar se Shqipëria i ka bërë detyrat dhe ka nënvizuar se është gati të bashkëpunojë me vendet anëtare për të goditur fenomenin e emigracionit ilegal që shqetëson Europën.

“Nëse shtyrja e negociatave me Shqipërinë do të ndihmonte BE-në në luftën kundër armiqve dhe populistëve, atëherë dakord. Por në rast të kundërt, ne kemi bërë gjithçka që BE na ka kërkuar”, ka deklaruar Rama.

Kreu i ekzekutivit shqiptar e ka vënë theksin tek ndryshimi i Kushtetutës me konsensusin e opozitës dhe nisjen e reformës në drejtësi, që është në fazën e vettingut.

“Sigurisht, Shqipërisë i duhet ende shumë kohë për t’u bërë anëtare e BE-së, por aktualisht unë nuk jam i interesuar për anëtarësimin”, ka thënë Rama, duke shtuar se hapja e negociatave do të ndihmonte në përmbushjen e reformave.

Në vijim të intervistës, Rama ka deklaruar se nuk e kupton skepticizmin e disa vendeve si Franca, Holanda dhe Danimarka në lidhje me nisjen e procesit. Ai ka nënvizuar se Shqipëria është e gatshme të bashkëpunojë për riatdhesimin e emigrantëve ilegalë nga këto vende, nëse është kjo që i shqetëson ato. “Por vonesat do të dëmtojnë besimin që shqiptarët kanë tek Bashkimi Europian”, ka paralajmëruar Rama.

Më tej kreu i qeverisë shqiptarë është pyetur edhe për rastin e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i dënuar në Itali për trafik droge. “Italia nuk na e ka kërkuar kurrë ekstradimin e tij”, ka qenë përgjigjia e tij. Ndërsa sa i takon kultivimit të kanabisit, Rama ka shtuar se institucionet shqiptare kanë vepruar me efikasitet dhe i ka cilësuar si absurde akuzat e disa vendeve europiane kundër shqiptarëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.