Bota

Kina thekson bashkëpunimin ndërkombëtar kundër COVID-19

Zëdhënësi i MPJ-së kineze Geng Shuang thotë se Kina do të vazhdojë të angazhohet në mënyrë aktive në bashkëpunimin ndërkombëtar për të luftuar kundër koronavirusit të ri.

Zëdhënësi i diplomacisë kineze shtoi se Kina është e gatshme të ofrojë më shumë mbështetje për vendet e tjera, pas raundit të mëparshëm të ndihmave:

“Ne kemi njoftuar se do të ofrojmë ndihmë materiale kundër pandemisë brenda mundësive tona për vendet e ndryshme, përfshirë Italinë, Francën, Spanjën, Greqinë, Serbinë, Kamboxhian, Filipinet, Egjiptin, Afrikën e Jugut, Irakun, Etiopinë, Kazakistanin, Bjellorusinë, Kubën, Kili dhe Bashkimin Evropian. Ne mbështesim vendet mike të blejnë materiale mjekësore në tregun kinez”.

Kina ka dhënë furnizime të mbrojtjes mjekësore për një numër vendesh aziatike, si dhe Bashkimin Afrikan, dhe i ka dhuruar OBSh-së 20 milionë dollarë amerikanë.

Kina gjithashtu ka dërguar ekspertë mjekësorë në vende si Irani, Iraku dhe Italia, dhe ka mbajtur videokonferenca me vendet e tjera për të shkëmbyer përvojat në luftimin e COVID-19.

Një tjetër videokonferencë do të zhvillohet midis zyrtarëve dhe ekspertëve të shëndetit publik të Kinës dhe mbi 10 vendeve evropiane.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button