☁️
Tiranë 17°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.64 ▼1.11%
ARI 4,033 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,119 ▼ -1.65% ETH $2,320 ▼ -2.1% XRP $1.2920 ▼ -2.85% SOL $100.3100 ▼ -2.22%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.64 ▼1.11 % ARI 4,033 ▼0.46 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.64 ▼1.11 % ARI 4,033 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Kina zhbllokon tre miliardë euro investime për Evropën Qendrore dhe Lindore, përfshirë Shqipërinë

Kryeministri kinez, Li Keqiang njoftoi dje zhbllokimin e rreth tre miliardë eurove për projekte në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (PECO), gjatë një samiti në Budapest me synim rritjen e bashkëpunimit të Pekinit me këtë rajon.

“Banka për Zhvillim e Kinës do të vendosë në dispozicion dy miliardë euro në kuadër të një shoqate ndërbankare me PECO-n të krijuar sot”, tha ai.

Kryeministri kinez deklaroi gjithashtu edhe dhurimin e një miliardë eurove për një fond investimesh ku pjesa më e madhe do të shkojë për PECO.

Li i bëri këto njoftime me rastin e një mbledhje me 16 vende të Evropës Qendrore, Lindore dhe Ballkanit anëtarë ose jo të BE-së (Shqipëri, Bosnje Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Estoni, Hungari, Letoni, Lituani, Maqedoni, Mal i Zi, Poloni, Republikë Çeke, Rumani, Slloveni, Sllovaki, Serbi) të organizuar në kryeqytetin hungarez.

Kryeministri kinez garantoi gjithashtu vendet e Evrops Perëndimore të shqetësuar që shohin shtimin e investimeve kineze në Evropën Qendrore.

“Bashkëpunimi jonë është i hapur dhe transparent, ne do të bëjmë të mundur që gjithçka të jetë brenda kontekstit më të gjerë të marrëdhënieve mes Kinës dhe BE-së”, garantoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.