☁️
Tiranë 18°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,715 ▼0.38%
DOW 52,305 ▼0.33%
NASDAQ 26,190 ▼1.36%
NAFTA 100.92 ▼1.81%
ARI 4,032 ▼0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $81,500 ▲ +1.22% ETH $2,359 ▲ +1.15% XRP $1.3054 ▼ -0.43% SOL $102.3700 ▲ +1.39%
S&P 500 7,715 ▼0.38 % DOW 52,305 ▼0.33 % NASDAQ 26,190 ▼1.36 % NAFTA 100.92 ▼1.81 % ARI 4,032 ▼0.48 % S&P 500 7,715 ▼0.38 % DOW 52,305 ▼0.33 % NASDAQ 26,190 ▼1.36 % NAFTA 100.92 ▼1.81 % ARI 4,032 ▼0.48 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Bota

KINË – Dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur pas stuhive të forta

PEKIN, 7 korrik /ATSH-DPA/ – Reshjet e dendura të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë shkaktuar të paktën 15 viktima dhe qindra të plagosur në disa rajone të Kinës, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar për përkeqësim të mëtejshëm të motit.

Në provincën qendrore Hubei, 11 persona humbën jetën, një tjetër rezulton i zhdukur dhe të paktën 275 u plagosën pasi erërat e forta goditën zonën gjatë natës.

Qindra banorë u evakuuan nga zonat e rrezikuara.

Ndërkohë, në provincën veriperëndimore Gansu, një rrëshqitje dheu zuri poshtë 33 persona.

Ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin të gjallë 17 prej tyre, ndërsa kërkimet për të zhdukurit vazhdojnë.

Presidenti Xi Jinping urdhëroi autoritetet të mobilizojnë të gjitha burimet e disponueshme për operacionet e shpëtimit dhe trajtimin mjekësor të të plagosurve.

Stuhitë e fundit erdhën vetëm një ditë pasi çarja e një dige në një rezervuar në jug të vendit aktivizoi nivelin më të lartë të alarmit për përmbytje.

Sipas autoriteteve, katër persona humbën jetën, tetë të tjerë rezultojnë të zhdukur dhe dhjetëra mijëra banorë u detyruan të evakuohen.

Në rajonin jugor të Guangxi-t, mbetjet e një stuhie tropikale kanë sjellë reshje të rrëmbyeshme që nga fundjava, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme në disa zona.

Autoritetet meteorologjike kineze kanë lëshuar paralajmërime të reja për reshje intensive në disa provinca.

Ndërkohë, tajfuni “Bavi”, me erëra që tejkalojnë 200 kilometra në orë, po lëviz drejt juglindjes së Kinës.

Sipas parashikimeve, ai pritet të godasë fillimisht Tajvanin të shtunën dhe më pas të hyjë në territorin kinez po atë ditë.

Kina përballet rregullisht me përmbytje të rënda gjatë sezonit veror të shirave, ndërsa meteorologët paralajmërojnë se ndikimi i fenomenit El Nino mund të rrisë rrezikun e ngjarjeve ekstreme të motit gjatë këtij viti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.