Bota

KINË – Paypal ”pushton” vendin, merr licencën për pagesat online

PayPal triumfon ndaj kartave të kreditit Visa dhe Mastercard dhe vendos ”të pushtojë” Kinën duke u bërë kompania e parë e huaj që ka marrë një licencë për bërjen e pagesave omline.

Hyrja në tregun kinez vjen pas dritës jeshile nga Banka Qendrore Kineze për blerjen nga PayPal të 70% të Guofabo, një kompani e vogël kineze e specializuar në shërbimet e pagesave për kompanitë e tregtisë.

Autorizimi i Bankës Qendrore Kineze për të vazhduar pason angazhimin e Pekinit për të hapur industrinë e shërbimeve financiare të kompanive të huaja.

Për PayPal, tregu kinez i pagesave është një sfidë e madhe.

Ky treg mbizotërohet nga dy gjigantë: nga njëra anë Tencent dhe nga ana tjetër Alibaba me Alipay.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button