☁️
Tiranë 13°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,626 ▲ +0.67% ETH $2,255 ▲ +0.42% XRP $1.2534 ▲ +0.05% SOL $95.9000 ▲ +0.92%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Bota

KINEMA – Anthony Hopkins realizon ëndrrën e vjetër

LONDËR, 12 korrik /ATSH-DPA/ – Aktori legjendar britanik, Anthony Hopkins ka realizuar një dëshirë që e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës, duke nënshkruar kontratë me shtëpinë diskografike “Decca Classics” për publikimin e albumit të tij të parë si kompozitor.

Albumi, me titull “Life Is A Dream”, do të publikohet më 21 gusht dhe përmbledh kompozime të krijuara gjatë gjashtë dekadave.

Hopkins, 88 vjeç, tha se muzika ka qenë pasioni i tij i parë, shumë kohë përpara se të bëhej një nga aktorët më të njohur në botë.

Ai tregoi se disa nga veprat e albumit e kanë shoqëruar për dekada dhe vazhdon t’u rikthehet edhe sot.

Sipas tij, nënshkrimi me Decca Classics është “nderi i jetës”.

Koleksioni përfshin edhe këngën e parë “Bracken Road”, pjesë nga suita “1947: Suite For Solo Piano And Orchestra”, e cila u publikua të premten.

Vepra interpretohet nga Gustavo Dudamel dhe Philharmonia Orchestra, me pjesëmarrjen e violonçelistit Gregorio Nieto dhe pianistit klasik Sergio Tiempo.

Albumi pasqyron kujtimet e Hopkins nga fëmijëria në Uells, familjen dhe vendlindjen e tij në Port Talbot.

Kënga “Bracken Road” është frymëzuar nga peizazhet e Margam në jug të Uellsit, ndërsa kompozimi u shkrua në vitin 1963, kur Hopkins ishte një aktor i ri në Liverpool Playhouse.

Një tjetër pjesë, “My Fatherland”, i kushtohet origjinës së tij modeste.

Hopkins ka thënë se e shkroi për të nderuar fillimet e tij, duke kujtuar se ishte “djali i një bukëpjekësi”.

Edhe kompozime të tjera sjellin kujtime nga Port Talboti, vizitat me gjyshin, kinemaja që i ndezi imagjinatën dhe njerëzit më të afërt të jetës së tij.

Presidentja e “Decca Classics”, Laura Monks, e cilësoi privilegj pranimin e Hopkins në familjen e shtëpisë diskografike, duke vlerësuar talentin dhe njohuritë e tij në muzikën klasike.

Ajo tha se regjistrimet në Londër me “Dudamel” dhe “Orkestrën Filarmonike” ishin një përvojë e jashtëzakonshme që mezi presin ta ndajnë me publikun.

Anthony Hopkins fitoi çmimin e parë Oscar në vitin 1992 për interpretimin e tij si Hannibal Lecter në filmin “The Silence of the Lambs”, rol që e riktheu më vonë në filmat “Hannibal” dhe “Red Dragon”.

Oscarin e dytë e fitoi në vitin 2021 për interpretimin në filmin “The Father”.

Përmes albumit “Life Is A Dream”, aktori tashmë hap një kapitull të ri në karrierën e tij artistike, këtë herë si kompozitor./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.