Tiranë 30°C · Pjesërisht vranët 24 August 2026
S&P 500 7,660 ▼0.19%
DOW 53,387 ▲0.21%
NASDAQ 26,074 ▼0.41%
NAFTA 85.24 ▼2.09%
ARI 4,717 ▲0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
₿ CRYPTO
BTC $79,326 ▲ +2.49% ETH $2,487 ▲ +1.64% XRP $1.5124 ▲ +0.61% SOL $96.6900 ▲ +1.18%
S&P 500 7,660 ▼0.19 % DOW 53,387 ▲0.21 % NASDAQ 26,074 ▼0.41 % NAFTA 85.24 ▼2.09 % ARI 4,717 ▲0.78 % S&P 500 7,660 ▼0.19 % DOW 53,387 ▲0.21 % NASDAQ 26,074 ▼0.41 % NAFTA 85.24 ▼2.09 % ARI 4,717 ▲0.78 %
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
24 Aug 2026
Breaking
Kronika

“Kisha frikë nga ai, prej muajsh ishte zhdukur nga shtëpia”- Detaje të reja nga vrasja në Greqi, çfarë rrëfyen gruaja

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi makabër që ndodhi në Greqi në fundjavë, ku shqiptari Altin Allmuça ekzekutoi ish të dashurën e tij Luljeta Ozbova edhe pse ishte i martuar dhe më pas qëlloi edhe veten për vdekje.

Gruaja e 48-vjeçarit që vrau një 45-vjeçare në Nea Smyrni dhe më pas i dha fund jetës ka dëshmuar për ngjarjen.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, gruaja ka deklaruar para policisë se prej rreth 18 muajsh kishte vënë re një ndryshim të ndjeshëm në sjelljen e bashkëshortit. Ai mungonte shpesh në shtëpi dhe kishte net kur flinte diku tjetër, pa i treguar se ku ndodhej.

Para se të largohej përfundimisht nga banesa, 48-vjeçari i la gruas 1 mijë euro, më pas u nis drejt Nea Smyrnit, ku priti 45-vjeçaren pranë banesës së saj.

Pamjet e kamerave të sigurisë, që tashmë janë në duart e autoriteteve, dyshohet se kanë regjistruar momentin kur gruaja hapi derën dhe doli nga banesa. Në atë çast, 48-vjeçari e qëlloi me armë dhe më pas qëlloi veten.

Sipas dëshmisë së gruas së autorit, ajo kishte frikë prej tij. Ndërkohë, policia po heton nëse ai kishte pasur një lidhje me viktimën dhe çfarë marrëdhënieje ekzistonte mes tyre.

Viktima i ishte rrëfyer motrës: “U ndava sepse ishte xheloz

Në fokus të hetimit janë edhe dëshmitë e familjarëve të 45-vjeçares. Sipas informacioneve, ajo i kishte treguar motrës se kishte qenë në një lidhje me një burrë, por kishte vendosur të ndahej për shkak të xhelozisë së tij.

45-vjeçarja dyshohet se i kishte thënë motrës se burri vazhdonte të këmbëngulte edhe pas ndarjes dhe se ajo kishte frikë prej tij.

Natën e krimit, viktima ndodhej e vetme në banesë. Vajza e saj nuk ishte në Athinë, pasi kishte udhëtuar drejt Agrinios së bashku me xhaxhain.

Policia kontrollon pajisjet elektronike dhe të kaluarën e autorit

Hetuesit po analizojnë telefonat dhe pajisjet e tjera elektronike të 48-vjeçarit, në përpjekje për të zbuluar komunikime apo prova që mund të ndihmojnë në zbardhjen e marrëdhënies së tij me viktimën dhe ngjarjeve që i paraprinë krimit.

Arma e përdorur në vrasje dhe vetëvrasje dyshohet se mbahej në mënyrë të paligjshme.

Në të njëjtën kohë, autoritetet greke po shqyrtojnë edhe të kaluarën e 48-vjeçarit në Shqipëri. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat shqiptare, ai ishte arrestuar në Tiranë në vitin 2016, nën dyshimet për përdhunimin e bashkëshortes së tij.

Gjithashtu, ndaj tij raportohet se kishte qenë në shqyrtim edhe një çështje penale për përndjekje.

Hetimi vijon për të përcaktuar motivin e saktë të vrasjes dhe historinë e marrëdhënies mes 48-vjeçarit dhe viktimës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.