Tiranë 30°C · Pjesërisht vranët 19 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.01 ▲0.21%
ARI 4,163 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $63,195 ▼ -0.88% ETH $1,706 ▼ -1.82% XRP $1.1362 ▼ -1.94% SOL $69.1200 ▼ -2.59%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.01 ▲0.21 % ARI 4,163 ▼1.96 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.01 ▲0.21 % ARI 4,163 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
19 Jun 2026
Breaking
Arte

Kitaristi Goran Krivokapic hap edicionin e dhjetë të “Albania Guitar Festival”

“Albania International Guitar Festival” një nga ngjarjet e rëndësishme muzikore mbërrin këtë vit në edicionin e dhjetë. Festivali sjell në Shqipëri artistë me famë ndërkombëtare. Kitaristi i famshëm nga Gjermania, Goran Krivokapic do të hapë edicionin e 10-të të “Albania International Guitar Festival” me një performancë të jashtëzakonshme. Goran Krivokapic është fitues i disa prej konkurseve më prestigjioze ndërkombëtare, përfshirë “Michele Pittaluga” në Alessandria, Itali, “Andrés Segovia” në La Herradura, Spanjë, Koblenz International Guitar Competition, si dhe Guitar Foundation of America- GFA.

Koncerti i tij do të zhvillohet mbrëmjen e datës 22 maj salla “Tonin Harapi” në Tiranë. Si interpretues, ai është i ftuar rregullisht në festivale të rëndësishme ndërkombëtare si Festspiele Mecklenburg-Vorpommern, Festival Internacional de Música y Danza de Granada, Kotor Art, Koblenz International Guitar Festival, Forum Gitarre Wien, Iserlohn International Guitar Festival, GFA International Guitar Convention, Guitar Art Festival, Shenyang Guitar Festival dhe shumë të tjera.

Pas një karriere të pasur pedagogjike në institucione të rëndësishme evropiane, ai aktualisht jep mësim në Detmold University of Music dhe është profesor i kitarës në The Cologne University of Music and Dance në Gjermani. Ky koncert hap zyrtarisht edicionin jubilar të 10-të të festivalit dhe realizohet në partneritet me Ambasadën e Gjermanisë në Shqipëri, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Bashkisë Tiranë dhe donatorë të tjerë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.