Kryeartikull

Kleçka e Bardhit për të cunguar degët e PD

Nga Ylli Pata

Sot u kuptua më qartë se ku fle lepuri tek manovra e Gazmend Bardhit që kishte thirrur mbledhjen e grupit parlamentar. Ai deklaroi në dalje të mbledhjes së ishte kundër një vendimi të kryesisë që zgjaste mandatin e kryetarëve të degëve të PD-së.

Kjo po e bën edhe më të qartë manovrën e atyre që nuk deshën që të hapej zgjedhja e kreut të Partisë Demokratike. Pasi në fakt, nisi që në mbledhjen e kryesisë së zhurmshme të PD-së, kur nënkryetarja e dorëhequr Jorida Tabaku propozoi zgjedhjen e 12 kryetarëve të PD-së në qarqe sipas modelit të PS-së, me logjikën për të suprimuar krerët e degëve.

Në fakt i vetmi organ legjitim, por edhe politikisht i provuar në periudhën 2 vjeçar që kur Sali Berisha nisi luftën për të zaptuar PD-në janë strukturat e partisë në bazë.

Ata jo vetëm që i rezistuan furisë së foltores, por edhe mbajtën tërë barrën e zgjedhjeve të 14 majit, ku arritën që të siguronin një numër të konsiderueshëm votash, më shumë se 104 mijë të tilla, edhe pse pa kandidatë për kryetarë bashkie në shumicën e tyre.

Në gjithë këtë situatë, kur institucionet statutore të PD-së janë thuajse të dërrmuara, nuk ka asnjë të drejtë kryesia apo ndonjë organ tjetër që të dalë mbi strukturat e PD-së në territor. Madje, nëse do të kishte ndonjë logjikë politike, do të ishte pikërisht kolegji i kryetarëve të PD-së që të merrte atributet i një organi që të caktonte një regjencë të përkohshme, e më pas të organizonte të gjitha zgjedhjet në parti.

Pjesa e deputetëve që kanë dalë kundër vendimit të kryesisë, me në krye Gazmend Bardhin, po veprojnë jashtë logjikës politike. Pasi ose duhet të zbatojnë vendimin, ose duhet ta apelojnë atë në një organ tjetër. Që mund të jetë ose Këshilli Kombëtar, ose Kuvendi, apo ndonjë asamble konstiutive e PD-së, por nuk mundet që të kërkojnë shkërmoqjen e të vetmes strukturë që ka PD në këmbë sot e që janë degët e saj.

Natyrisht është e qartë se kjo bëhet për interesa krejt të ngushta, pasi ata që dolën kundër PD-së me 14 maj, e kërkuan të votohen kandidatët e foltores, janë të sigurtë që nuk propozohen më deputetë. E nuk ka sesi, pasi normalisht çdo anëtar i PD-së, mund t’i kërkojë që kandidimin ta bëjnë te foltorja, meqë bënë fushatë për të…

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button