☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.35 ▼1.39%
ARI 4,032 ▼0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,184 ▼ -0.69% ETH $2,327 ▼ -0.57% XRP $1.2922 ▼ -1.92% SOL $100.7500 ▼ -0.81%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.35 ▼1.39 % ARI 4,032 ▼0.48 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.35 ▼1.39 % ARI 4,032 ▼0.48 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Klientëve në nevojë nuk do t’u ndërpritet furnizimi me energji elektrike

Klientëve në nevojë nuk do t’ju ndërpritet furnizimi me energji elektrike, ndërsa  Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), do t’i ofrojë atyre një plan pagese për faturat e papaguara, që i përshtatet të ardhurave që marrin.

Enti Rregullator i Energjisë, me anë të një rregullore i parashtron OSHEE-së që të mos u ndërpresë furnizimin  me energji elektrike abonentëve me statusin e ‘klientit  në nevojë’, edhe kur këta të fundit nuk kanë arritur të paguajnë në kohë faturat.

Sipas ligjit me numër 43 të vitit 2015 statusin e ‘klientit në nevojë’ e fitojnë klientët  familjar, të cilët , për shkak të gjendjes sociale, gëzojnë disa të drejta të veçanta lidhur me furnizimin me energji elektrike. Sipas rregullores, klientit në nevojë do t’i ofrohet një plan pagese, që i përshtatet të ardhurave të tij. E vetmja mundësi që klientit në nevojë i ndërpritet energjisë është nëse ofruesi i shërbimit, në këtë rast OSHEE, i ka ofruar dy herë një plan pagese që përshtatet me të ardhurat e klientit ose asistencë pagese, në kuadër të statusit si “klient në nevojë” dhe nuk është zbatuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.