🌤️
Tiranë 31°C · Kryesisht kthjellët 26 July 2026
S&P 500 7,412 ▲0.05%
DOW 51,947 ▲0.46%
NASDAQ 24,976 ▼0.64%
NAFTA 89.31 ▼3.12%
ARI 4,071 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023
₿ CRYPTO
BTC $64,649 ▲ +0.74% ETH $1,893 ▲ +1.4% XRP $1.0968 ▲ +0.44% SOL $74.9200 ▲ +1.38%
S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 89.31 ▼3.12 % ARI 4,071 ▲0.51 % S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 89.31 ▼3.12 % ARI 4,071 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023
26 Jul 2026
Breaking
Ekonomia

Klosi: Kualifikimi, mënyra e vetme për të synuar tregun europian të punës

Pas kualifikimit të rreth 350 infermirëve, Akademia Gjermane Dekra mbylli ciklin e kualifikimit edhe për menaxherët e parë të lartë të sektorit të hoteleri turizmit me nxënësit e Shkollave Profesionale në Durrës.

Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave, dhënë nga kjo kompani gjermane dhe Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, ministri Blendi Klosi theksoi se “emigracioni i paligjshëm në vendet e BE-së është me zero mundësi punësimi në këto vende”.

Mënyra e vetme, deklaroi ministri Klosi, është kualifikimi. Ai vuri theksin tek arsimi dhe formimi profesional si mundësi të sigurta për punësim në tregun shqiptar dhe atë europian.

Nga aktiviteti i ministrit Blendi Klosi ne shkollen e mesme Hysen Cela“Debatin e hapur në Shqipëri që ka vende pune dhe duhen profesionistë, tani e kanë përqafuar dhe e mbështesin shumë aktorë dhe faktorë në vend. Eshtë një situatë që na bën të mendohemi thellë për atë çka kemi bërë në 25 vite me edukimin profesional. Ka qënë një katastrofë që Shqipëria harroi edukimin profesional dhe zanatin e vërtetë”, tha Klosi.

Sipas tij, profesioni është çelësi i suksesit që hap rrugën e punësimit të denjë. “Menaxherët që po marrin certifikatën do të jenë të superpaguar në tregun shqiptar, por po ashtu duhet bërë e qartë që emigracioni i paligjshëm është me zero mundësi për të gjetur punë apo për të vijuar jetën e rregullt në vendet e Europës”, vijoi Klosi.

Nga aktiviteti i ministrit Blendi Klosi ne shkollen e mesme Hysen Cela (2)Edukimi, zeja, profesioni, diploma zanati, sipas ministrit Klosi është mundësia e vetme për emigrim të rregullt, një jete dhe pune të denjë me pagë të denjë. “Prandaj arsimi profesional vijon të mbetet për ne, për qeverinë shqiptare, për ministrinë e Mirëqënies Sociale, çelësi i suksesit të një reforme të thellë që po bëjmë në fushën e punësimit”, tha Klosi.

Ai theksoi se ministria po përpiqet që këtë model ta transformojë në të gjitha shkollat e arsimit profesional, që kurset profesionale të vijnë sipas kërkesave të biznesit. “Të mos kemi kurse për kurse, por të kemi kurse për profesione që kërkohen në treg. Kjo do të jetë e ardhmja e arsimit profesional në Shqipëri dhe ajo çfarë po mësojmë nga kualifikimi me DEKREN sot, është e ardhmja e sistemit dual, që jemi mësuar ta quajmë sistem dual gjerman, por le ta quajmë sistemi dual shqiptar. Shembulli është fare i qartë, biznesi trajnon vetë ata që do të punësojë kur të mbarojnë këtë periudhë kualifikimi”, tha Klosi

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.