Koalicioni saudit intercepton dhe shkatërron një dron mbi Riad
Mbrojtja ajrore e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite interceptoi dhe shkatërroi të mërkurën një dron mbi kryeqytetin Riad, njoftoi Agjencia Saudite e Shtypit, ndërsa sulmet e Huthi-ve ndaj mbretërisë janë zgjeruar.
Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite interceptoi dhe shkatërroi të mërkurën një dron mbi kryeqytetin Riad, siç njofton Al Jazeera, duke cituar Agjencinë Saudite të Shtypit.
Interceptimi i sotëm vjen në një kohë kur rebelët Huthi të Jemenit, të mbështetur nga Irani, i kanë zgjeruar sulmet ndaj Arabisë Saudite përtej depove dhe infrastrukturës së naftës, duke synuar edhe pjesë të tjera të territorit të mbretërisë, përfshirë kryeqytetin.
Riadin e kanë shënjestruar vazhdimisht dronë dhe raketa gjatë javëve të fundit, ndërsa luftimet në Jemen mes forcave qeveritare të mbështetura nga koalicioni dhe Huthi-ve vazhdojnë të intensifikohen në disa fronte, përfshirë Taizin.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.