🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 24 August 2026
S&P 500 7,652 ▼0.29%
DOW 53,453 ▲0.33%
NASDAQ 25,953 ▼0.87%
NAFTA 85.50 ▼1.79%
ARI 4,725 ▲0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
₿ CRYPTO
BTC $78,473 ▲ +1.29% ETH $2,492 ▲ +1.37% XRP $1.4887 ▼ -2.09% SOL $94.8500 ▼ -0.57%
S&P 500 7,652 ▼0.29 % DOW 53,453 ▲0.33 % NASDAQ 25,953 ▼0.87 % NAFTA 85.50 ▼1.79 % ARI 4,725 ▲0.94 % S&P 500 7,652 ▼0.29 % DOW 53,453 ▲0.33 % NASDAQ 25,953 ▼0.87 % NAFTA 85.50 ▼1.79 % ARI 4,725 ▲0.94 %
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
24 Aug 2026
Breaking
Politika

Koçiu prezanton planin e masave për një sezon turistik të sigurt

Zëvendëskryeministrja, Albana Koçiu, ka prezantuar këtë të mërkurë, 13 maj, planin e masave të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse për garantimin e një sezoni turistik të sigurt dhe të suksesshëm.

Fillimisht, Koçiu u shpreh se Shqipëria është cilësuar si shembull për menaxhimin e kufijve dhe mungesën e radhëve.

Në një vend ku numri i turistëve është dyfishuar, trefishuar në pesë vitet e fundit, problemi i menaxhimit të fluksit turistik do të ishte mëse i mundshëm.
Por kjo gjë nuk ka ndodhur, madje, në një kohë kur sistemi i ri Europian i Kontrollit Kufitar po krijon radhë dhe vonesa të mëdha në vendet e BE, Shqipëria është cilësuar nga shumë burime si një shembull për mirëmanaxhimin e kufirit dhe mungesën e radhëve. Ky shembull i vendosur nuk është rastësi, por produkt direkt i një pune shumë voluminoze të institucioneve tona”,
tha ajo.

Më tej, ministrja cilësoi se plani i masave është bërë çdo vit e më i detajuar, teksa tashmë uniformat blu kanë nisur nga:

-Shtimin e sporteleve dhe personelit në detyrë në pikat e kalimit kufitar.
-Përmirësimin e sinjalistikës rrugore.
-Caktimin e kalatave të dedikuara për anijet turistike.
-Lehtësimin e procedurave të kalimit të kufirit.
-Si dhe patrullim i vazhdueshëm i hapësirave bregdetare për të garantuar sigurinë në det nga mjetet lundruese.

Në ndihmë vijnë dhe zjarrfikësit e Urgjenca, ndërsa Koçiu thekson se Ministria e Kulturës po përgatiti evente dhe ngjarje të ndryshme argëtuese.

“Shërbimi Kombëtar i Zjarrfikëseve është përgatitur gjithashtu për të përballuar çdo situatë, sidomos sa i përket mundësisë së vatrave të zjarrit. Shërbimi Kombëtar i Urgjencës, si dhe MSHMS, kanë zgjeruar më tej programin e tyre të suksesshëm të Qendrave Shëndetësore Verore. Ministria e Kulturës, po vendos në funksion një seri eventesh dhe ngjarjesh të larmishme kulturore. Gjithashtu institucione të tjera të varësisë si inspektoriatet, janë përgatitur për të siguruar që plani i masave të marra të zbatohet me përpikmëri”, tha ajo.

Sakaq, lidhur me portin e Durrësit dhe atë të Sarandës, Koçiu u shpreh se së shpejti do të aplikohet sistemi e-Gate, i cili ka rezultuar i suksesshëm në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Dy fjalë dua të them dhe për sistemin e ri që shumë shpejt do të aplikohet në Portin e Sarandës dhe atë të Durrësit. Sistemi e-Gate, në Aeroportin “Nënë Tereza” ka rezultuar shumë i suksesshëm në reduktimin e kohës së kalimit të kufirit në vetëm pak minuta. Saranda, është gjithmonë e më shumë një ndër destinacionet më atraktive të ofertës tonë turistike. Kam bindjen që edhe ky sezon turistik, me të gjithë organizimin dhe angazhimin e institucioneve tona do të garantojë që të kemi një sezon turistik të suksesshëm në të gjithë vendin”, u shpreh ajo.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.