Kronika

Kodheli në Austri, nënshkruhet Plani i Bashkëpunimit për Mbrojtjen

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, zhvilloi një vizitë zyrtare në Austri, ku gjatë takimit me homologun Hans Peter Doskozil, bisedoi rreth bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. Takimi i pasua nga nënshkrimi i Planit Bilateral te Bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Austrisë për vitin 2017, i cili parashikon forcimin e bashkëpunimit dypalësh në trajnim dhe arsimim.

k8

Ministrja shqiptare e mbrojtjes, e cilësoi Austrinë një partner të veçantë të NATO-s dhe e falënderoi ministrin Doskozil për rolin e vendit të tij në Kosovë, në kuadër të misionit të KFOR.
Pjesë e bisedës ishin dhe sfidat e sigurisë gjatë viteve të fundit, siç është kriza e refugjatëve, për të cilën ministrja Kodheli tha se Shqipëria nuk është përfshirë masivisht në rrugët e kalimit të refugjatëve drejt Evropës Qendrore, por ne jemi të gatshëm për të ndihmuar, tha ajo.

Ne kete drejtim, pala shqiptare ështe e angazhuar në operacionin e NATO-s në detin Egje, me qëllim parandalimin e fluksit të emigracionit të paligjshëm, me anijen “Oriku”, e cila jo më larg se dje e bëri këtë gjë me një gomone me 60 persona në bord.

Pas takimit tête-à-tête dhe të dy delegacioneve, dy ministrat iu përgjigjën edhe interesimit të mediave, jo vetëm për çështjet e sigurisë në rajonin e Ballkanit, por edhe më gjerë.
Ministrja Kodheli dënoi ato që ajo i quajti “provokime në kufijtë e një shteti të pavarur si Republika e Kosovës”, duke theksuar qëndrimin e Shqipërisë për këtë çështje, si një vend anëtar i NATO-s.
E pyetur për zhvillimet më të fundit sa i përket krizës në Siri, ministrja Kodheli dënoi me forcë përdorimin e armëve kimike, të cilat siç tha ajo, “janë një problem shqetësues për të gjithë, pavarësisht se ku përdoren, si një armë rreptësisht e ndaluar nga të gjitha konventat e Kombeve të Bashkuara.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button