☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,774 ▲2.38%
DOW 47,854 ▲2.72%
NASDAQ 22,649 ▲2.86%
NAFTA 92.80 ▼17.84%
ARI 4,809 ▲2.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,491 ▲ +5.01% ETH $2,229 ▲ +7.52% XRP $1.3684 ▲ +4.91% SOL $83.6300 ▲ +5.93%
S&P 500 6,774 ▲2.38 % DOW 47,854 ▲2.72 % NASDAQ 22,649 ▲2.86 % NAFTA 92.80 ▼17.84 % ARI 4,809 ▲2.66 % S&P 500 6,774 ▲2.38 % DOW 47,854 ▲2.72 % NASDAQ 22,649 ▲2.86 % NAFTA 92.80 ▼17.84 % ARI 4,809 ▲2.66 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Qeveritare

Kodheli në SHBA, bashkëpunim për modernizimin e FA-së

Kodheli-525x3502“Modernizimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe zhvillimi i operacioneve të përbashkëta”, ishin në qendër të takimeve që Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli po zhvillon në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministrja Kodheli në ditën e parë  të vizitës hapi bisedimet dypalëshe në fushën e mbrojtjes të cilat përcaktojnë themelin dhe perspektivat e zhvillimit të bashkëpunimit në dy vitet e ardhshme, sidomos në fushat e reja siç është modernizimi i FA të Republikës së Shqipërisë, zhvillimi i operacione të përbashkëta etj.

Më herët, ministrja e Mbrojtjes Kodheli zhvilloi një takim me shefin e Shtabit të Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, gjeneral brigade Mike Grant të cilin e falënderoi për ndihmën dhe kontributin që kanë dhënë deri tani për Forcat e  Armatosura shqiptare, duke veçuar sidomos arsimimin dhe trajnimin e 24 oficerëve të rinj shqiptarë në Shkollën e Përgatitjes së Oficerëve në Nju Xhersi dhe kërkoi që ky program pilot të kthehet në një program të vazhdueshëm.

Ndërsa, gjeneral brigade  Grant vlerësoi bashkëpunimin midis Gardës së Nju Xhersit dhe FA shqiptare dhe theksoi se bashkpëunime të tilla janë shumë të rëndësishme për të dy palët jo vetëm për shkëmbim eksperiencash, por njëkohësisht i shërbejnë edhe të ardhmes, duke krijuar miqësi të forta e të qëndrueshme.

Ministrja Kodheli dha një leksion në Këshillin e Atlantikut ku foli mbi ndikimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor të kërcënimeve në pjesën Lindore dhe Veriore të kufijve të Aleancës

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.