☁️
Tiranë 22°C · Vranët 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 99.99 ▼2.43%
ARI 4,390 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,309 ▲ +0.64% ETH $2,515 ▲ +2.8% XRP $1.3645 ▲ +1.75% SOL $101.8200 ▲ +2.64%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 99.99 ▼2.43 % ARI 4,390 ▼0.39 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 99.99 ▼2.43 % ARI 4,390 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
12 Sep 2026
Breaking
Boterori

Koeman: Tani që u eliminuam do të më kritikojnë se luajta me 5 mbrojtës, ai gol në shtesë…

Trajneri i Holandës, Ronald Koeman, tha se zgjodhi një qasje më mbrojtëse kundër Marokut për t’i dhënë një shans më të mirë ekipit të tij për të fituar sesa nga frika ndaj kundërshtarit. Deklaratë që erdhi pasi skuadra e tij u eliminua nga Kupa e Botës me penallti.

Koeman nuk kërkoi falje për futjen në fushë të pesë mbrojtësve edhe pret një rrëke kritikash pas humbjes 3-2 me penallti pas barazimit 1-1 pas kohës shtesë. Ai u kritikua se është larguar nga “shkolla holandeze” tradicionale e futbollit sulmues, por tha se të luash me pesë mbrojtës ishte strategjia e duhur për të mposhtur afrikano-veriorët.

“Me këtë qasje mbrojtëse, ne dhamë shumë më pak hapësira pas sesa bëmë gjatë ndeshjeve në grup. Kjo ishte pozitive, por gjithashtu ne ishim më pak ofensivë. Mund të mendoni për taktikat çfarë të doni, por ne dhamë shumë më pak kundër një ekipi shumë më të fortë se Suedia dhe Tunizia”, tha Koeman.

Dhe nëse do të më duhej ta bëja përsëri, do ta bëja përsëri në të njëjtën mënyrë. Nëse Maroku nuk do të kishte barazuar me atë gol të vonë, do të kishte lloj-lloj komplimentesh për mua si trajner holandez. Tani do të më qortojnë për faktin që zgjodha pesë mbrojtës, por edhe një herë, besoj se ishte e nevojshme,” shtoi Koeman.

Më tej, trajneri i Holandës tha: “Unë jam me ekipin. E dija se çfarë duhej përmirësuar dhe e përmirësova. Dhe edhe një herë, nëse do të më duhej ta bëja përsëri, do të kisha bërë saktësisht të njëjtën gjë. Nuk kishte të bënte me frikën, pasi kishim tre sulmues në fushë. Kjo ka të bëjë me një pozicion më të mirë mbrojtës”.


Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.