Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 06 May 2026
S&P 500 7,259 ▲0.81%
DOW 49,298 ▲0.73%
NASDAQ 25,326 ▲1.03%
NAFTA 100.57 ▼1.66%
ARI 4,677 ▲2.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
₿ CRYPTO
BTC $81,495 ▲ +0.69% ETH $2,370 ▼ -0.3% XRP $1.4261 ▲ +1.6% SOL $87.4300 ▲ +3.17%
S&P 500 7,259 ▲0.81 % DOW 49,298 ▲0.73 % NASDAQ 25,326 ▲1.03 % NAFTA 100.57 ▼1.66 % ARI 4,677 ▲2.37 % S&P 500 7,259 ▲0.81 % DOW 49,298 ▲0.73 % NASDAQ 25,326 ▲1.03 % NAFTA 100.57 ▼1.66 % ARI 4,677 ▲2.37 %
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
06 May 2026
Breaking
Rajoni

Kolona të gjata në pikat kufitare me Serbinë

Në pikat kufitare me Serbinë, është raportuar për kolona të gjata të pritjes për të hyrë në Kosovë.

Banorët serbë të Kosovës kanë vazhduar të kthehen në Kosovë, pasi ata kanë shkuar në Serbi për të votuar për zgjedhjet që organizohen atje, këtë të diel.

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar thotë se rreth orës 16:00 të pasdites Jarina ka qenë pika më e ngarkuar kufitare.

Sipas këtyre të dhënave për të hyrë në Kosovë duhet pritur deri në 3 orë, derisa për ta lëshuar Kosovës duhet pritur më shumë se një orë e gjysmë.

Edhe pikat tjera me Serbinë kanë qenë të ngarkuara.

Te Dheu i Bardhë pritjet për hyrje në Kosovë shkojnë deri në 70 minuta, derisa për dalje duhet pritur deri në 80 minuta.

Serbët  e kanë bërë këtë rrugë për të votuar në Serbi, pasi procesi zgjedhor nuk do të zhvillohet në Kosovë, në krahasim me vite më parë.

Ata do të votojnë në katër qytete në jug të Serbisë – në Vranjë, Kurshumli, Rashkë dhe Tutin.

Ata janë organizuar kësisoj edhe në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë, të 3 prillit të vitit 2022.

Serbia po mban të dielën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale e krahinore.

Të drejtë vote kanë rreth 6.5 milionë banorë, të cilët mund ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre prej orës 07:00 deri në 20:00.

Të hapura janë 8.273 qendra votimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.