KOLUMBI – 20 viktima në Pereira dhe 20 ndërtesa të shembura në Kali pas tërmetit 7,4 ballë
BOGOTA, 10 gusht /ATSH-ANSA-AFP/ – Të paktën 20 persona kanë vdekur në qytetin e Pereiras pas tërmetit të fuqishëm që goditi sot Kolumbinë perëndimore, njoftoi kryebashkiaku i qytetit, i cili ndodhet në rajonin turistik të kultivimit të kafesë.
“Situata është kritike”, tha Mauricio Salazar, kryebashkiaku i Pereiras, në një intervistë me ”Caracol Radio”.
Ky është numri i parë i të vdekurve pas tërmetit me magnitudë 7,4 ballë që goditi të hënën në mëngjes, me epiqendër në departamentin fqinj të Chocó.
”Të paktën 20 struktura janë shembur dhe njerëzit janë bllokuar nën rrënoja në Kali”, njoftoi po sot kryebashkiaku i qytetit të tretë më të madh të Kolumbisë pas tërmetit të fuqishëm që tronditi pjesën perëndimore të vendit.
“Për momentin, kemi të paktën 20 struktura të shembura në Kali me njerëz të bllokuar”, tha Alejandro Eder për X, duke shtuar se u kishte kërkuar kryetarëve të bashkive të kryeqytetit Bogota dhe Medellin, qytetit të dytë më të madh të vendit, të ndihmonin duke dërguar ekipe shpëtimi./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.