☁️
Tiranë 19°C · Vranët 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.69 ▲0.76%
ARI 4,058 ▲0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $74,048 ▼ -0.52% ETH $2,059 ▼ -1.78% XRP $1.0597 ▼ -1.94% SOL $84.0900 ▼ -0.81%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.69 ▲0.76 % ARI 4,058 ▲0.69 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.69 ▲0.76 % ARI 4,058 ▲0.69 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kombetarja

Kombëtarja në përballjen me Finlandën, bilanci flet për skuadrën skandinave

Përballja e së enjtes në Arenën Kombëtare është e nënta mes Shqipërisë dhe Finlandës, me bilancin 5 fitore për finlandezët, 2 për kuqezinjtë dhe 1 barazim, raporton Top Channel.

Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmjen e së enjtes ndeshjen e raundit të parafundit të Nations League me Finlandën, një sfidë që do të transmetohet në platformën Digitalb, raporton Top Channel.

Në Arenën Kombëtare, kuqezinjtë do të kërkojnë një rezultat pozitiv për të konfirmuar vendin e parë në Grupin C1 të kompeticionit. Përballja e së enjtes do të jetë e nënta mes Kombëtares shqiptare dhe Finlandës, me bilancin që i buzëqesh skuadrës skandinave: finlandezët kanë 5 fitore, kundrejt 2 të kuqezinjve, ndërsa 1 sfidë është mbyllur në barazim.

Një pjesë e mirë e ndeshjeve mes Kombëtares dhe Finlandës kanë qenë për kualifikueset e Kupës së Botës. Gjithçka nisi me kualifikueset e Botërorit 1974: ndeshja e parë mes Shqipërisë dhe Finlandës u luajt më 21 qershor 1972 dhe nordikët fituan 1-0, ndërsa në sfidën e kthimit të luajtur në Shqipëri më 10 tetor 1973 fitoi Kombëtarja, po 1-0.

Dy skuadrat u përballën edhe në kualifikueset e Botërorit 1982: më 3 shtator 1980 kuqezinjtë fituan 2-0, ndërsa më 2 shtator 1981 ishte Finlanda që triumfoi 2-1. Njëzet vjet më vonë, në kualifikueset e Botërorit 2002, skandinavët fituan të dyja ndeshjet, mes tyre edhe atë të 1 shtatorit 2001 me rezultatin 2-0.

Barazimi i vetëm mes Kombëtares dhe Finlandës është regjistruar më 7 janar 2002, në një turne me katër skuadra të zhvilluar në Bahrein, sfidë që u mbyll 1-1. Përballja e fundit është ajo e luajtur më 3 tetor në Helsinki, në këtë edicion të Nations League, të cilën Finlanda e fitoi me përmbysje 2-1.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.